Komb kriminal: përmbysja e revolucionit Venezuelian
SHJ
03/05/2017 - 09:31
Dikur e paraqitur si pishtar e revolucionit socialist, sot atje qarkullojnë frikëra se Venezuela është në kulmin e kthimit të një shteti të dështuar. Nga reportazhi i FT kuptojmë se populli i Venezuelës është i keqedukuar sa u përket shkaqeve të krizës në Venezuelë: ata e lidhin krizën me Maduron dhe jo me sistemin ose me rendin social-ekonomik që krijoi Shavezi dy dekadat e fundit. Si rezultat, rreth 70% e venezuelianëve duan të largohet Maduro, presidenti aktual i Venezuelës. Por kriza në Venezuelë lidhet sa me sistemin aq dhe me orientimin ekonomik të vendit: Shavezi e lidhi zhvillimin ekonomik të vendit kryesisht me naftën meqënse vendi është një nga vendet me sasinë më të madhe të burimeve fosile energjitike. Për sa kohë që ajo rritësh në çmim për aq kohë rritësh mirëqenia e popullit. Dhe dihet se kur rritet mirëqenia tërësore e një populli korrupsioni s’i shqetëson njerëzit. Por kur ajo fillon dhe bije, popujt fillojnë të përqendrohen te korrupsioni dhe çdo të keqe e lidhin me të! Si pasojë, vrasjet nga bandat kriminale janë shtuar: nga rreth 5 mijë në vitin 1998 në 29 mijë në vitin 2016-të. Kështu në vend të kuptojnë shkaqet e korrupsionit dhe t’i luftojnë ata, luftojnë korrupsionin, me pasojë të mëtejshme, rritjen e represionit shtetëror. Duhet thënë se literatura marksiste nuk i ndihmon dot të ashtuquajturit “marksistë” për të kuptuar shkaqet e korrupsionit. As i ndihon ata literatura e akademive borgjeze. Kështuqë Venezuela do të vazhdojë të përjetojë krizën e saj ekonomike që krijoi Shavezi dhe sistemi i tij...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 68 reads



