...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përmbytjet e nëntorit 2016-të dhe “kënga e gjinkallës” së qeverisë “Rama”

13/11/2016 - 14:34

Xhulia Aliaj

Dimri s’ka filluar mirë dhe Shqipëria përjetoi për më shumë se një javë përmbytjet e rradhës. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave njoftoi se pas rreshjeve përgjatë ditëve të fundit, në disa rrethe të vendit ka pasur probleme, ku si pasojë disa zona janë përmbytur.

Më konkretisht, në rrethin e Shkodrës siperfaqja e tokave të përmbytura arrin 1010 hektarë si rezultat i shkarkimit të hidrocentralit dhe të daljes nga shtrati të lumit Buna.

Lezha ka 610 hektarë toke të përmbytur. Në Tale dhe Alk të Bregut të Matit janë dëmtuar tre krerë lopë nga vërshimet e ujit ndërsa rruga e vjetër Lezhë-Mirditë, drejt fshatit Berzane, eshte bllokuar për shkak të shembjeve dhe të rreshqitjeve të tokës.

Në rrethin Kurbin 500 hektarë tokë janë nën ujë. Gjendja është shumë problematike. Në Gjorm dhe Zhej të bashkise Kurbin ka përmbytje të shtëpive të banimit për shkak të shkarkimit të rezervuarit që administrohet nga bashkia. Gjithashtu në Adriatik, si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Drojë, 7 shtëpi banimi janë përmbytur.

Ministria e lartpermendur, nga ana tjetër, argumenton se në këto zona hidrovoret janë në funksion dhe me kapacitet të plotë.

Të mërkurën më datë 9 nëntor, ministri i bujqësisë inspektoi lumin Vjosa në urën e Mifolit. Ai u kërkoi familjeve dhe bizneseve në zonën e shtratit të Lumit Vjosa që të largoheshin më qëllim që jetët e tyre të mos rrezikoheshin.

Megjithatë Vjosa qëndroi në shtratin e saj dhe në fjalimin e tij gjatë seances plenare ministri Panariti deklaroi se gjatë verës në mënyrë intensive janë kryer punime të jashtezakonshme në të gjithë infrastrukturën e kullimit, veçanerisht në kanalin Vjosë-Levan, ku në një segment prej 10 km janë mbathur anët e kanalit, janë pastruar nga mbeturinat dhe pas 25 vitesh kanali tashme është funksional. Falë kësaj punë u parandalua pëmbytja e luginës së Vjosës, sipas ministrit.

Por për parandalimin e përmbytjeve Shqipëria ka nevojë jo vetëm për luginën e Vjosës. Nuk është e rastit që Korea e Veriut, ku kanalizimet janë funksionale, kaloi një gjendje shumë dramatike dy muajt e fundit, më mijëra të përmbytur dhe qindra të vdekur. Sepse ndryshimet klimatike, të cilët shkaktohen nga industria kapitaliste, dhe kjo e fundit me rradhë, është rezultat i kuadrit modern insitucional, tregut të marektingit dhe “demokracisë” përfaqësuese, ndikonë kudo pavarësisht se cilët janë ndotesit më të mëdhenj të ekosistemit. Paralel me këtë proces, ne vendin tonë, pemët janë prerë masivisht nëpër kodra dhe male, dhe rreshjet e vazhdueshme dhe intensive e bëjnë të lehtë shkatërrimin e ekosistemit. Veçanërisht kur nëpër qyetet e vendit tubat e kanalizimeve publike jane të “mëdhenj” sa të një shtëpie private; kur banorët ose pastruesit e komunales pasi fshijne trotuaret i hedhin mbeturinat nëpër puseta; kur i bllokojme kanalet ngaqë i mbushim me çdo lloj mbeturine edhe me mbetje inerte...do të ishte e pashmangshme të permbytemi.

Ndihma më e madhe për banorët e përmbytur nuk është dëmshperblimi, i cili, në fund të fundit, buron kryesisht nga kursimet e klasës së mesme, por një strategji e vërtetë që lufton shkaqet dhe nuk mjaftohet vetëm me pasojat e permbytjeve. Stina e verës është për të punuar, jo për të kenaqur veten si gjinkalla në fabulën e famshme me këngët e rritjes së numrit të turisteve.

 

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA