...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Nderohet dita e fitores kundër nazifashizmit në Moskë mes arrestimesh komunistësh

SHJ

09/05/2017 - 15:59

Në paradën e Sheshit të Kuq në Moskë morën pjesë rreth 10,000 njerëz dhe 114 automjete ushtarake.

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar sakrificat e popullit sovietik gjatë Luftës II Botërore, në fjalimin e mbajtur përpara forcave të armatosura në Moskë.

“Asnjë forcë nuk do të mund të sundojë popullin tonë”, tha Putin, duke iu referuar rrënimit që sollën nazistët gjermanë gjatë luftës.

Bashkimi Sovietik humbi mbi 20 milionë banorë, më shumë se çdo vend tjetër. Unioni pushoi së ekzistuari në vitin 1991. Parada madhështore e përvitshme, që shënon Ditën e Fitores, për herë të parë këtë vit përfshiu edhe raketa të përshtatura për luftë në Arktik.

Rusia po ngre baza të reja në këtë zonë dhe mes armëve që parakaluan në Sheshin e Kuq ishin raketa për mbrojtjen ajrore “Pantsir-SA”, të kamufluara me ngjyrë të bardhë dhe gri.

Raketat balistike ndërkontinentale “Yars”, që mund të transportojnë koka bërthamore, u shfaqën gjithashtu në paradë, pas kalimit të bandës frymore dhe në prani të oficerëve të lartë dhe veteranëve me medalje.

“Për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin dhe neo-nazizmin na duhet bashkëpunimi me komunitetet e gjithë botës”, tha Putin në fjalimin e tij të shkurtër. Parada kryesore po mbahet në Moskë, por të tjera po mbahen në qytete të tjera në mbarë Rusinë, shumica e të cilëve u shkatërruan gjatë kasaphanës së viteve 1941-1945, që rusët e quajnë “Lufta e Madhe Patriotike”.  

Siç denoncon Partia Komuniste Punëtore e Rusisë (PKPR) dhe rinia e saj - Rinia Komuniste e Bashkuar Revolucionare (bolshevikët), në Moskë u arrestua Aleksandr Batof, anëtar i Sekretariatit të KQ të PKPR dhe në qytetin Nizni Novgorod, P. Tipakof, Sekretar i PKPR në komitetin lokal. Siç denoncon PKPR, autoritetet ruse bërën këto veprime për shkak se drejtuesit e PKPR-së shpërndanin fletëpalosje dhe i shpjegonin punëtorëve kuptimin e vërtetë të Fitores Antifashiste të Popullit Sovjetik, kundër kapelosjes të kësaj epopeje heroike nga autoritetet e sotme borgjeze të Rusisë. Të dy shokët e PKPR-së u dënuan me burgim 7 ditë A. Batof dhe 10 ditë P. Tipakof, me akuzën e "rezistencës ndaj policisë", gjatë arrestimit të tyre. Partia Komuniste e Greqisë

 

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA