Francë: për herë të parë dy forca të ‘djathta’ pretendojnë presidencën
21/11/2016 - 06:30
Për herë të parë në Francë përballen në zgjedhjet presidenciale të djathtët e globalizmit neoliberal me të djathtën e ashtuquajtur “eksreme”: me shumë gjasa, Le Pen do të përballet me Fillon (kandidati i mundshëm pas raundit të dytë të zgjedhjeve paraprake për president që do të zhvillohen javën tjetër). Në raundin e parë, nga pesë kandidatë, u kualifikun vetëm dy: Fillon dhe Juppé. Sarkozija u skualifikua. Të dy kandidatët janë ithtarë të globalizmit neoliberal. Ndërsa Le Pen, anti-globaliste me doza të forta majtiste. Me zgjedhjen e Trampit në Amerikë dhe me shumë gjasa, të Lepenit në Francë, por me Merkelin në Gjermani, korrelacionet gjeopolitike me siguri do të ndryshojnë dhe Rendi i Ri Botëror i Globalizmit Neoliberal, do të kërcënohet seriozisht.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 6 reads



