Përgjigjja e Lëvizjes Bashkë ndaj Berishës: si e strucit
Partitë e reja…të vjetra, heshtën për shkeljet ligjore të ligjit të zgjedhjeve dhe medias (në shkeljen e ligjit të medias përfshihet dhe Berisha dhe media e tij) gjatë dhe pas zgjedhjeve—çka nënkuptonte se ato do ta njihnin qeverinë “Rama” dhe bashkë me të do të njihnin dhe krimet e tij dhe nuk do t`i bashkoheshin përpjekjes së Berishës për t`i shpallur zgjedhjet “farsë”
Ylli Përmeti
21/09/2025 - 12:06
Pati një “kundërpërgjigje” të Lëvizjes Bashkë (ose më sakt, deputetit dhe kryetarit të saj Muçit dhe Qorit), fill pas daljes së Berishës në emisionin e më pak se gjysmë “gazetarit” të oligarkisë, Fevziut, ku tha se deputeti` Qorit do të mbështeste qeverinë, në përpjekjen e tij për të treguar se ajo nuk është pjesë e “opozitës” ose e përpjekjes së tij për të penguar qeverinë “Rama4/5”.
Lëvizja në fjalë e quajti me pa të drejtë “gënjeshtër” pretendimin e Berishës, sepse Muçi kishte thënë për televizionet se do të mbështeste qeverinë “nëse qeveria zgjedh të rrisë pensionet, të miratojë minimumin jetik, të miratojë statusin e minatorit, të mbrojë shtresat në nevojë, të bëjë veprime në të mirë të vendit”. LB-ja u mbrojt, në fjalë të tjera, vetëm se pse Berisha s`shtoi fjalën “nëse” ose “kushtin” përmes të cilit ajo do të mbështeste qeverinë kriminale të Ramës!
Berisha u duk i befasuar nga qendrimi Lëvizjes Bashkë, por siç kam treguar në studimin mbi partitë e reja…të vjetra, ato heshtën për shkeljet ligjore të ligjit të zgjedhjeve dhe medias (në shkeljen e ligjit të medias përfshihet dhe Berisha dhe media e tij) gjatë dhe pas zgjedhjeve—çka nënkuptonte se ato do ta njihnin qeverinë “Rama” dhe bashkë me të do të njihnin dhe krimet e tij dhe nuk do t`i bashkoheshin përpjekjes së Berishës për t`i shpallur zgjedhjet “farsë”.
Pavarësisht të metave që ka përpjekja e Berishës dhe mëkateve të tij, dhe përpjekja e tij duhet parë e lidhur me përpjekjen amerikane për të ndaluar apo përmbajtur Ramën, unë e kam bërë të qartë se ata që njohin qeverinë “Rama4/5”, duke përdorur arsyetime të ndryshme me më kryesorin se ata do të thonë “të vërteta” që s`i thonë të tjerët (por që janë gjysmë të vërteta si ajo me “oligarkinë” si gjithë të tjerët) dhe do të njihen më shumë në popull përmes kuvendit dhe do të fitojnë mbështetje, amnistojnë krimet politike të Ramës jo vetëm gjatë qeverisjes por dhe gjatë zgjedhjeve (megjithëse edhe zgjedhjet pjesë e qeverisjes janë) ndërsa s`kanë asnjë gjasë për të gjetur mbështetje nga Rama për të drejtat në fjalë, jo vetëm sepse Rama e ka bërë të qartë se është shkelës ligjesh gjatë 12 vjeçarit të tij dhe gjatë fillimit të vitit të 13, por dhe sepse ai ka plane për grabitje të mëtejshme të kursimeve dhe pasurive tona (me ato plane kam parasysh shpenzimet e kursimeve tona për “rrush-e-kumblla”, udhëtime luksoze jashtë vendit etj., dhe grabitjen e pronave tona kombëtare përmes investitorëve strategjikë).
Por edhe nëse mbështeteshin ato kërkesa nga Rama, që edhe mund të mbështeten ose të paraqiten nga ai si zbatim i zotimeve të tij, sepse ato kanë qenë zotime të tij, dhe të përdoren nga ai për mbulimin e krimeve të tij, siç përdoren zakonisht nga kriminelë si Rama, do të amnistoheshin krimet e tij dhe ndëshkimi për to është më i rëndësishëm se ato kërkesa, sepse ato përfshihen në ndëshkimin e tij nga populli dhe ligji sipas parimit apo fjalës së urtë “fillim` mbarë gjysma e punës”. Populli arsyetimet e LB-së do t`i quante mendjelehta dhe sigurisht të padrejta ndërsa përpjekjen e Berishës të dëshirueshme por me të meta dhe me asnjë gjasë për mbrothësi…
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 13 reads