...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Italia ushtron një kërcënim tejet të madh në euro dhe union

Wolfgang Münchau*

12/12/2016 - 19:06

Paaftësia kronike për të ndarë propabilitetin nga dëshira ka qenë tragjedia e vitit 2016-të. Dëshirat e kota janë bërë një kërcënim për mbijetesën e vetë liberalizmit. Kjo prirje është veçanërisht e qartë në bisedën rreth të ardhmes së Italisë në eurozonë. Të vetëkënaqurit tani thonë se, Italia është e mirë në vështirësi; se establishmeti mund të mashtrojë sistemin elektoral për të parandaluar një fitore nga një parti ekstremiste. Në çdo rast, kushtetuta italiane nuk lejon për një referendum për lënien e unionit. Kështuqë dalja nuk mund të ndodhë. Vërtetë?

Nuk mendoj kështu. Fillo me mospërputhjen e rendimentit ekonomik mes Gjermanisë dhe Italisë. Një metrik është inbalanca kundrejt Objektivit 2, sistemi i pagesave të eurozonës. Në fund të Nëntorit ky arriti nivele të lartë sesa përgjatë kulmit të krisës së eurozonës në vitin 2012-të. Tepërica e Gjermanisë është 754 miliard euro, ndërsa deficiti i Italisë është 359 miliard. Një pjesë e inbalancës lidhet me programin e Bankës Qendrore Europiane të lehtësimit monetar, dhe kështu është e padëmshme. Por shuma mund të përshkruhet si nxitim i heshtur i bankës. Mungesa e qendrueshmërisë nuk nënkupton detyrimisht dalje. Është e mundur, teorikisht, se dëshira politike nëpërkëmb nevojat ekonomike për gjithjë. Ose e paqendrueshmja mund të kthehet e qendrueshme. Për të ndodhur kjo, të paktën një nga pesë kushtet e mëposhtme duhet të përmbushet.

Së pari, Italia dhe Gjermania mund të konvergojnë. Për të ndodhur kjo, Italia duhet të ndërmarrë reforma ekonomike për të pastruar sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, të shkurtojë taksat dhe investojë në teknologji që rrisin prodhimin. Gjermania duhet të administrojë një deficit më të madh fiskal. Së dyti, vendet veriore europiane të pranojnë transferta të mëdha fiskale në jug. Së treti, BE-je krijon një autoritet politik federal me pushtete për rritjen e taksave me qëllim që të trasferojë të ardhurat nga fituesit e të ardhurave të mëdha te fituesit e të ardhurave të ulëta. Së katërti, BQE-ja gjen një mënyrë për të financuar borxhin publik dhe privat të Italisë në mënyrë të papërcaktuar. Ose së pesti, qeveria Italiane do të vazhdojë të mbështesë anëtarësinë e euros.

Vetëm një nga këta kushte mund të jetë i mjaftueshëm për Italinë për të qendruar një anëtare e euros. Problemi është se çdo njëri është esktremisht i papërshtatshëm. Dhe unë nuk mund të mendoj për një kriter të gjashtë. Reformat ekonomike të Mateo Rencit kanë qenë të parëndësishme, përveç një pakete të vogël për punëtorët [...]. Ish kryeministri italian zgjodhi të përqendrohësh në reforma ekonomike në vend, dhe humbi kur iu kthye një Jo prej 60 për qind. Pas dështmit të tij, një qeveri reformiste nuk është në skenë.

Zgjedhja e Paolo Xhentilonit për të zëvendësuar Rencin nuk do ta ndryshojë gjendjen. Qeveria e tij, në fund të fundit, ka një mandat mjaft të ngushtë. Unë gjithashtu nuk mund ta shoh Gjermaninë të shpëtojë nga jashtë eurozonën — përpara apo pas zgjedhjeve të tjera kombëtare. Kushtetuta e vendit kërkon një buxhet të balancuar. Asnjë vend tjetër verior s’ka dëshirë të pranojë transferta të mëdha fiskale, pa përmendur një union politik. Por ç’mund të thuhet për BQE-në?

Javën e kaluar ajo zgjati nismën e politikës lehtësuese deri në fund të vitit 2017-të. Programi e ka ndihmuar Italinë por ai nuk do të jetë i mjaftueshëm për të financuar vendin në mënyrë të papërcaktuar, veçanërisht lidhur me sasinë e vogël të programit krahasur me borxhin total publik të prapambetur. Kjo gjendje na lë me politikën italiane. Nga tre partitë e mëdha, vetëm partia demokratike e qendrës së majtë, partia e Rencit, PD-ja, është pro-euro. Atje ka një mundësi teorike se një parti e rilindur mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme. S’jam i sigurt se do të ndodhë kjo por jam i sigurt se PD-ja nuk mund të jetë në pushtet në kohë papërcaktuar.

Një ditë Italia do të udhëhiqet nga një parti në favor të daljes nga euro. Kur kjo të ndodhë, euro-dalja do të kthehet në një profeci vetë-kënaqëse. Atje do të ketë një nxitje të bankave Italiane dhe dhe bondeve qeveritare. Fati i Italisë në eurozonë dhe mundësia e një presidenteje Marin Le Pen në Francë janë dy kërcënime të mëdha të eurozonës dhe BE-së. Nëse Italia dëshiron të qendrojë në euro, ajo ka nevojë të dërgojë një paralajmërim të qartë në Gjermani dhe në vendet e tjerë veriorë europianë se eurozona është në një proces vetë-shkatërrimi përjashto mundësinë e ndryshimit të parametarve. Kryeministri tjetër italian do të ketë nevojë t’i sqarojë kancelarit tjetër gjerman, hamendësisht Merkelit, se zgjedhja e saj nuk do të jetë mes një unioni politik ose jo unioni politik, por mes një unioni politik ose daljes së Italisë nga euro.

Kjo e fundit do të nënkuptonte falimentimin më të madh të historisë. Sistemi bankar gjerman do të rrezikojë të rrënohet, dhe ekonomia më e madhe e Europës do të humbasë gjithë fitimet konkurruese të mbledhura aq dhimbshëm përgjatë 15 viteve të kaluar. Ka qenë dështimi historik e kryeministrave italianë të njëpasnjëshëm për t’iu shmangur kësaj përballje të nevojshme duke menduar se qendrimi jashtë ekranit të radarit përbën një strategji frytdhënëse.                  

*Autori është bashkëredaktor i Financial Times dhe shkruan një herë në javë për BE-në dhe ekonominë e saj.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA