1000 punëmarrësit më të mirë në Evropë 2026
Punëmarrës në mbarë kontinentin u pyetën nga Financial Times dhe Statista për këtë botim të listës
Përpiluesja/Redaksia - SHJ (www.shqipëriajonë.org)
23/05/2026 - 12:14
Financial Times dhe bashkëpunëtori i tij Statista botuan renditjen e këtij viti për “Punëdhënësit më të mirë në Evropë”, ku përfshihen 1.000 ndërmarrje, bazuar në një anketim të punëmarrësve. Punonjësve iu kërkua të jepnin mendimet e tyre mbi pohime që lidhen me punëdhënësin, në fusha si kushtet e punës, paga, mundësitë për zhvillim dhe pamja e ndërmarrjes.
Fusha mbizotëruese ishte teknologjia e njoftimit (informacionit), rrjeti elektronik, programet dhe shërbimet, e ndjekur nga prodhimi dhe përpunimi i lëndëve, metaleve dhe letrës, si edhe tregtia me pakicë. Gjermania ishte vendi që kishte më shumë gjasa të strehonte selinë (evropiane) të një ndërmarrjeje të përfshirë në renditje, me 269 të tilla, e ndjekur nga Franca (168) dhe Mbretëria e Bashkuar (137). Qytetet më të zakonshme ishin Londra (70), Parisi (53) dhe Dublini (34).
Cilat ndërmarrje kualifikohen për renditjen?
Që të merren në shqyrtim për studimin, ndërmarrjet duhet të punësojnë të paktën 500 vetë në Evropë dhe të dëshmojnë një prani domethënëse ndërkombëtare në kontinent, e vërtetuar përmes faktorëve si zyra, mundësi punësimi ose veprimtari aktive rekrutimi në të paktën dy vende evropiane.
Fusha e studimit përfshin një gamë të gjerë vendesh evropiane, ndërsa përfaqësimi përfundimtar varet nga faktorë si numri i ndërmarrjeve shumëkombëshe, fuqia ekonomike dhe madhësia e vendit.
Vendet evropiane përkufizohen si: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
Një listë paraprake me mbi 15.000 punëdhënës të rëndësishëm u përpilua duke përdorur burime të fushës, baza të dhënash ndërmarrjesh dhe kërkime redaksionale. Të anketuarit mund të përmendnin dhe të vlerësonin edhe ndërmarrje të tjera që nuk ishin përfshirë në listën paraprake.
Renditja përqendrohet tek pamja e punëdhënësit dhe jo tek entet ligjore të veçanta, duke pasqyruar mënyrën se si ndërmarrjet përkapen si vende pune. Kur është e nevojshme, një pamje punëdhënësi mund të përfshijë disa ente ligjore, nëse ato zakonisht shihen si një organizëm i vetëm.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 8 reads



