Arsyet e dhunës ‘barbare’ të Hamasit në Izrael
Disa thonë se ai kërkon të mbjellë tmerrin dhe terrorin pa përmendur se ato ndalohen nga ligjet e luftës dhe janë të dënueshme; të tjerë thonë se duan të krijojnë një ndjesi dobesie, paralize dhe poshtërimi.
SH
11/10/2023 - 19:00
Ndërsa arsyet e vërteta të vrasjeve dhe keqtrajtimeve të robërve mbeten të panjohura, sepse nuk ka ndonjë qendrim nga Hamasi lidhur me to, ato nuk janë të vështira të kuptohen: së pari, kushtrimi i udhëheqësit të organizatës nuk udhëzon të lëndohen të rinjtë dhe të moshuarit por “të luftohet”. Me këtë qendrim Hamasi e bën të qartë të luftohet kundër ushtrisë dhe jo kundër pjesës tjetër të shoqërisë.
Së dyti, Hamasi mund të përdor udhëzime të dyfishta, një përmes qendrimit publik dhe një përmes operacionit. Por ky variant do të shpërnjihte efektin e dënimit të krimeve të tij barabare nga popujt e tjerë dhe do të shkaktonte humbjen e mbështetjes kundrejt luftës së palestinezëve.
Së treti, sulmet barbare mund të ndërmerren në pavarësi nga udhëzimet e Hamasit dhe të jenë pasojë e urrejtjes ndaj pushtuesit dhe agresionit të përhershëm. Por të tre këto hamendësime kanë nevojë për shqyrtim të mëtejshëm ndërsa pengmarrjet bëhen kryesisht për t`u shkëmbyer me militantët e Hamasit kur të mbarojë lufta. Në vitin 2011, për shembull, Izraeli dorëzoi mbi 1.000 të burgosur palestinezë për një ushtar të vetëm, Gilad Shalit, pas pesë viteve të mbajtur peng nga Hamasi.
Për më shumë:
Pushtimi i plotë i Gazës rrezikon fillimin e Luftës së Tretë Botërore
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 76 reads