...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

BE: dyshime për korrupsion për Martin Schulz

DW

24/02/2017 - 10:36

Për Martin Schulz-in, i cili aktualisht merr mbështetje maksimale në sondazhe, çështja kuptohet që është e pakëndshme. Zyra Evropiane për Luftimin e Korrupsionit do të shqyrtojë sinjalizime, në bazë të të cilave në Parlamentin Evropian janë bërë gradime të diskutueshme dhe janë paguar shpërblime, kur atje ishte President kandidati aktual për kancelar i SPD.

Në fushatën elektorale kundër Kancelares Angela Merkel (CDU), Schulzi do të mbledhë pikë me temën e drejtësisë. Kurse tani, 61 vjeçari duhet t'i përgjigjet pyetjes se a është e drejtë që të paktën një bashkëpunëtor i tij merrte çdo muaj shtesa të patatueshme mbi rrogën në shumën 2200 euro, kurse të tjerët merrnin mesatarisht 500 euro.

Arbeitnehmerkonferenz mit Martin Schulz (picture-alliance/dpa/F. Gentsch)

Martin Schulz

"Me shërbim të vazhdueshëm" në vendbanimin vetjak

Një rast tjetër ka të bëjë me të besuarin e Schulz-it, Markus Engels. Gjermanin e patën dërguar në vitin 2012 me "shërbim të vazhdueshëm" në Berlin, megjithëse ai e kishte vendosur qendrën e jetës së tij që më parë në Berlin. Për Engelsin një ndërtim i tillë i kontratës do të thoshte që ai përfitonte nga një shtesë në pagë prej 16 përqind  për botën e jashtme dhe që përfitonte të paktën disa ditë nga dietat ditore.

Administrata e Parlamentit Evropian nuk sheh shkelje

Zyra e BE për Luftimin e Korrupsionit do ta analizojë këtë situatë për të konstatuar "nëse ekziston një dyshim i mjaftueshëm për mashtrim, korrupsion ose ndonjë aktivitet ilegal", i cili prek interesat financiare të BE, tha një zëdhënëse.

Deutschland Schulz Auftritt in Herne (DW/R. Connor)

Vetëm pas kësaj do të vendoset a do të hapet një proces hetimor zyrtar. Administrata aktuale e Parlamentit, sipas të dhënave të saj nuk sheh shkelje juridike të ish-Presidentit të saj. Por Zyra e pavarur e BE nuk është e lidhur me këtë gjykim.

Schulz hesht për kritikat

Kritikat do t'i shqyrtojë edhe Komisioni për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian. "Këtu që në fillim rregullat u interpretuan me shpërdorim dhe në kurriz të taksapaguesit", komenton kryetarja e Komisionit, Inge Gräßle (CDU). Komisioni i ka dërguar një katalog të gjerë me pyetje administratës së Parlamentit, me një afat për përgjigje deri në 3 mars.

Schulzi vetë deri tani nuk dëshiron të shprehet për kritikat. Ai ka qenë që prej vitit 2012 deri në fillim të vitit 2017 President i Parlamentit Evropian.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA