...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Turqia dhe Greqia i afrohen më shumë luftës

Ankaraja kërkon ishuj pa mbrojtje ndërsa Athina këmbngul në të sajën dhe e ngushton kohën për Turqinë që të veprojë ushtarakisht

Përpiluesja/Redaksia - SHJ (www.shqipëriajonë.org)

18/09/2026 - 07:57

Strategjia e përshkallëzimit, me synim rikthimin e vazhdueshëm të pretendimit turk për çushtarakizimin e ishujve të Egjeut, qëndron në themel të qëndrimeve të fundit të ministrit të jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, nga Azerbajxhani.

Qëndrimet e Fidanit se ushtarakizimi i ishujve përbën «kërcënim për Turqinë», praktikisht përbëjnë një paralajmërim në prag të rifillimit të pritshëm të punimeve për ndërlidhjen elektrike Greqi–Qipro (Great Sea Interconnector) nën flamurin francez, por mbi të gjitha në lidhje me marrëveshjet e shumta të armatimit me Izraelin, të cilat do të sjellin armë të teknologjisë izraelite në disa ishuj.

Greqia së fundmi nënshkroi me Izraelin marrëveshjen për «Mburojën e Akilit», ndërsa gjatë vitit 2027 pritet të mbërrijnë edhe lëshuesit e parë të sistemeve PULS, me aftësi për goditje të sakta me raketa. Retorika përshkallëzuese e Fidanit ndaj Greqisë vjen në kohën kur Lindja e Mesme dhe fronte të tjera, shumë më të rëndësishme për Turqinë, mbeten të hapura.

Përfaqësuesi i ministrisë së jashtme greke, Panajotis Janakulia, deklaroi se «karakterizimi i mbrojtjes së territorit grek si “kërcënim” nuk është vetëm i pabazuar, por edhe paradoksal».

Ministria e jashtme greke iu përgjigj qëndrimeve të Fidanit mbrëmjen e djeshme. Janakulia theksoi se «pretendimet për të ashtuquajturin përdorim të Greqisë me synim paqendrueshmërinë e rajonit nuk kanë asnjë lidhje me realitetin», duke shtuar se «Greqia, si çdo vend, garanton mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë territorit të saj».

Sipas tij, «pretendimet e përsëritura të njëanshme të Turqisë për çushtarakizimin e ishujve grekë të Egjeut nuk kanë bazë juridike në të drejtën ndërkombëtare dhe janë hedhur poshtë kategorikisht në tërësinë e tyre në mënyrë të përsëritur».

Ai shtoi se statusi i ishujve grekë të Egjeut Lindor përcaktohet qartë nga traktatet ndërkombëtare në fuqi dhe se Greqia, «si shtet sovran, ka të drejtë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar se do të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e saj të patjetërsueshme për mbrojtje të ligjshme».

Athina theksoi gjithashtu se «karakterizimi i mbrojtjes së territorit grek si “kërcënim” nuk është vetëm i pabazuar, por edhe paradoksal, kur Turqia, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, vazhdon të mbajë në fuqi kërcënimin për luftë (casus belli) ndaj Greqisë në rast të ushtrimit të një të drejte të ligjshme sovrane».

Më herët, Fidani, në një bisedë me gazetarët që e shoqëronin gjatë udhëtimit të tij në Siri, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë marrëdhënieve të qeverisë greke me Izraelin, tha se nuk dëshironte «që Greqia të bëhet lojë në duart e atyre që synojnë të destabilizojnë rajonin dhe ta tërheqin atë drejt kaosit».

«Në Turqi kemi një ndjeshmëri shumë të rëndësishme lidhur me ushtarakizimin e disa ishujve. Ata e dinë këtë, ua kemi përcjellë. Në veçanti, ushtarakizimi i ishujve me status çushatarikizimi përbën kërcënim për ne», tha Fidani.

Ai shtoi se Greqia po ndërmerr disa përpjekje «që bien në kundërshtim me detyrimet e saj traktatore lidhur me ishujt që janë vendosur nën një regjim çushtarakizimi dhe statusi i të cilëve duhet të ruhet përtej çdo dyshimi».

Fidani e përshkroi çështjen e «ushtarikizimit» të ishujve si një shqetësim që gjallon që nga vitet 1960 dhe që «përbën një përmasë të rëndësishme të çështjeve të ndërlidhura të Egjeut». Ai i bëri thirrje Greqisë «të përmbushë kërkesat e detyrimeve traktatore në mënyrë më të pjekur, në përputhje me frymën e aleancës» së NATO-s.

Miçotaqis – Erdogan, në Nju-Jork pa takim në agjendë

Deri vonë mbrëmjen e pardjeshme nuk ishte programuar ndonjë takim mes kryeministrit Kiriakos Miçotaqis dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork javën e ardhshme.

Takime të këtij lloji zakonisht programohen në çastin e fundit, pasi në Nju-Jork udhëtojnë qindra drejtues shtetesh. Kujtohet rasti i vitit të kaluar, i cili përfundoi me anulimin e takimit të dy drejtuesve, pasi Erdogani mori pjesë në një tryezë të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trampi, me pjesëmarrjen e Turqisë dhe shteteve arabe.

Përvoja e vitit të kaluar e ka bërë Pallatin Maksimu më të kujdesshëm në njoftimin e takimeve, pasi marrëdhëniet greko-turke nuk po kalojnë fazën më të mirë të tre viteve e gjysmë të fundit.

Gjendja e tanishme e marrëdhënieve greko-turke është «e rënduar», veçanërisht pasi nga Ankaraja tashmë po lëshohen kërcënime të drejtpërdrejta lidhur me çështje si thellimi i bashkëpunimit me Izraelin në fushën e armatimeve, si dhe ushtrimi i të drejtave sovrane të Greqisë në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor.

Në të njëjtën kohë, nuk është programuar ndonjë takim mes ministrit të Jashtëm Jorgos Jerapetritis dhe homologut të tij Hakan Fidan, megjithëse ka gjasa me mundësinë e një takimi mes Athinës dhe Ankarasë.

Jerapetritis, ndërkohë, do të udhëtojë fillimisht në Toronto për të marrë pjesë në fronëzimin e kryepeshkopit të ri të Kanadasë, Apostolit. Në Kanada do të udhëtojë edhe zëvendësministrja e Jashtme Aleksandra Papadopulu, e cila ndodhet prej ditësh në SHBA, ndërsa në ceremoninë e fronëzimit do të jetë e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Sofía Zaharakí.

16 shtatot

Më 17 shtator, ministria turke e mbrojtjes reagoi ndaj vizitës së kryeministrit grek Qiriakos Miçotaqis në Kastelorizo dhe lidhjeve të tij me punonjësit ushtarakë atje, duke deklaruar se prania e ushtarakëve dhe e anijeve luftarake në ishull, të cilin sipas Turqisë iu dha Greqisë me Traktatin e Paqes të Parisit të vitit 1947 me kushtin e mbajtjes së gjendjes paushtri, nuk përputhet me këtë status dhe nuk i shërben paqes e qëndrueshmërisë.

Ankaraja tha se përpjekjet për krijimin e një gjendjeje ndryshe në kundërshtim me statusin e Kastelorizos nuk do të pranohen dhe i bëri thirrje Greqisë të ndjekë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të shmangë veprimet që bien ndesh me statusin e çushtarakizimit të ishujve.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA