...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Manifesti i frontit kombëtar francez: zgjedhjet janë mes patriotëve dhe globalistëve

SHJ

06/02/2017 - 15:36

Ndërsa brohoritjet “France! France: on est chez nous!”, Franca, Franca, është vendi ynë...e turmës së ngjirur e ndërprisnin, Mari Le Pen, udhëheqsja e Frontit Kombëtar Francez, tha se vendi kërcënohet nga “dy totalitarizma”: nga globalizmi ekonomik dhe fontamentalizmi Islamik. Kujtoj se Fronti Kombëtar e ka zbutur retorikën e tij kundër ksenofobisë që nga viti 2011-të kur drejtimin e mori Mari Le Pen, duke hartuar një “platformë statiste” për të tërhequr klasën punëtore e cila është zhgënjyer nga e majta. Menifesti i saj përmban një taksë të veçantë mbi kontratat e punës për të huajt; reduktimin e emigracionit me 80 për qind në 10,000 njerëz në vit; vështirësimin për t’u bërë qytetar francez; dhe ndalimin e emigrantëve të padokumentuar për t’u bërë qytetarë francez. Mbi ekonominë Le Pen dyfishoi apelin e saj për klasën punëtore për të rigjallëruar konkurrencën e Francës duke braktisur euro-n dhe duke ndjekur një politikë të “proteksionizmit inteligjent” dhe ri-industrializimin e vendit. Ndërkombëtarisht, Le Pen do të ndjekë gjashtë muaj bisedime me partnerët e BE-së për të riformuar BE-në në një konfederatë kombesh të lirë, për shembull, duke i dhënë fund zonës së Shengenit për kufijë të lirë dhe duke i dhënë fund epërsisë (prieminencës) së ligjit të BE-së. Fronti riafirmoi angazhimin e tij se do të rikrijonte frangën franceze si devizë kombëtare, megjithëse nuk ka komunikuar ende hollësi rreth procesit se si do ta lërë euro-n. Fronti i paraqet zgjedhjet si një zgjedhje mes atyre që mbështesin globalizmin dhe partiotëve. FT 

Domethënë, patriotët që luftojnë kundër globalizmit. Në bazë të këtij patriotizmi është klasa punëtore.

Kujtojmë se gazeta jonë ka disa vjet që ka shpalosur një Program-Projekt të cilin po e bashkangjisim këtu, edhe një herë, meqënse jemi në prag të zgjedhjeve, i cili buron nga një studim shumë-vjeçar, jo vetëm i paradigmave social-ekonomike të së kaluarës por kryesisht nga kuptimi i Rendit të Ri Botëror të Globalizmit Neoliberal të cilin Fronti francez e kundërshton por jo si rezultat i ndonjë studimi por si rezultat i taktikave që adoptojnë partitë politike për pushtet. Ndaj nuk do të ishte e çuditshme që një program i njëjtë me Frontin francez të adoptohet nga partitë tona, veçanërisht nga të ashtuquajturit “kuqezinj” e sharlatanë të tjerë të establishmentit...        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA