Protestë anti-imperialiste në Selanik
SHJ
27/06/2017 - 18:45
J. Perros, anëtar i Sekretariatit Ekzekutiv të Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME), në fjalimin e tij kryesor, theksoi:
"Ne protestojmë dhe kërkojmë:
Asnjë pjesëmarrje në ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste jashtë kufijve. Asnjë përfshirje në thertoren e NATO-s dhe BE-së. Të kthehen mbrapsht anijet, aeroplanët, misionet ushtarake. Asnjë ushtar jashtë kufijve.
Të mbyllen të gjitha bazat e huaja ushtarake. Jashtë NATO nga deti Egje dhe Ballkani.
Luftë kundër ndryshimit të kufijve. Luftë kundër kufizimit të lirive sindikaliste dhe lirive të tjera.
Jo shpenzime luftarake për NATO-n, por për nevojat e familjes punëtore - popullore. Jashtë NATO nga deti Egje.
Luftë kundër nacionalizmit, racizmit, shovinizmit.
Solidaritet për refugjatët, për emigrantët, solidaritet për të gjithë popujt".
Ne tubim, përshëndetje bëri Zeljko Veselinovic, President i Organizatës Sindikaliste, SLOGA të Serbisë, nga ana e të gjitha delegacioneve sindikaliste të huaja nga vendet e Ballkanit, gjithashtu përshëndetje bëri dhe J. Mavrikos, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Sindikatave.
Në vazhdim pasoi marshim-demonstratë në rrugët e Selanikut dhe protestë në selinë e NATO-s në Selanik. PKG
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 10 reads



