...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia e vendosur të eliminojë varësinë nga teknologjia Perëndimore

15/12/2016 - 18:54

Strategjia e re e Rusisë për zhvillimin e “shoqërisë së informacionit” është përqedruar në dijen ekonomike dhe zhvillimin e mundësisë intelektuale të ekonomisë ruse. Teksti i strategjisë u publikua në 13 dhjetor në faqen e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse. Strategjia e re pritet të jetë në efekt deri në vitin 2030-të. Dokumenti shërben si bazë për krijimin e ekonomsë shifrare, e cila parashikon, mes të tjerash, furnizmin e një game të gjerë të shërbimeve elektronike për qytetarët. Një ndër përparësitë e strategjisë është “të sigurojë pavarësinë teknologjike dhe industriale dhe sigurinë e informacionit”.

Të drejtat dhe liritë e qytetarëve për t’u qasur në informacion do të respektohen, ndërsa forma tradicionale dhe familjare të furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve për njerëzit do të ruhen. Interesat kombëtare në ekonominë shifrare (dixhitale) pritet të ruhen përmes një sërë makanizmash, siç janë përpjekjet për krijimin e kushteve të mëdha ndërmarrjesh IT dhe mbështetja e ndërmarrjeve ruse në përpjekjet e tyre për të hyrë në tregjet e huaj. “Ne marrim masa për kufizimin ose bllokimin e qasjes në programe (software) mallra dhe shërbime që burojnë nga interneti kundrejt personave në territorin e Federatës Ruse dhe ndërmarrjeve të huaja që nuk përputhen me ligjet ruse”, thotë dokumenti.

Lidhur me veprimtaritë e ndërmarrjeve të huaja IT në Rusi, propozohet ndërtimi i zyrave të përfaqësuesve në Rusi në ortakëri me organizata të mëdha kombëtare në bazë të barazisë. Bëhet fjalë për magazinimin e informacionit dhe proceseve të informacionit vetëm për shërbimet në Rusi. Objektivi kryesor i strategjisë është koordinimi i veprimtarive të autoriteteve, qeverinë dhe rajonet...botimi i dokumenteve rregullues, dekrete, dhe financimi i këtyre veprimtarive – çdogjë duhet të ndërlidhet, sipas strategjisë, për zhvillimin e shoqërisë së informacionit. Kjo është një strategji super-industrie që harton udhëzimet bazë. Strategjia aktuale është e dyta, ndërsa e para u adoptua në vitin 2008. Koncepti i ri zhvillon strategjinë e re, dhe theksi kryesor është shtimi i ekonomisë së drejtuar nga dija dhe zhvillimi i mundësisë intelektuale të ekonomisë ruse. E ardhmja varet nga përdorimi i njohurisë dhe zbatimi i saj në sferat kulturore, sociale dhe ekonomike. Strategjia do të furnizojë dhe përmirësojë qasjen në dijen botërore të qytetarëve dhe ekstraktimin e dijes së re përmes teknologjisë së inforacionit. Pravda.ru         

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA