...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

SHBA-ja, Britania dhe Gjermania thirrje qytetarëve të lënë Libanin mes frikës për luftë rajonale

Urdhëri erdhi në kohën kur ishte njoftuar se Bajdeni do t`i drejtohësh popullit amerikan për mbështetjen e Izraelit dhe frikës se pas sulmit të këmbsorisë izraelite në Gaza do të ketë sulm shumëfrontal nga shtetet fqinje

SHJ

17/10/2023 - 19:46

Telavivi urdhëroi dje largimin e qytetarëve izraelitë nga Turqia ndërsa sot konsullatat mes frikës nga protestat e dhunshme në qytetet kryesore atje. Nuk mungojnë zërat në Turqi që të mobilizohet flota e ushtrisë dhe dërgimi i saj në Egje për t`u përballur me flotën ushtarake amerikane dhe britanike. Po të njëjtën ditë departamenti i shtetit amerikan botoi një udhëzim botëror për gjithë qytetarët amerikanë rreth botës, që të kenë kujdes, sepse rrezikojnë nga sulmet e pupujve që mbështesin popullin palestinez.

Vendet fqinje të Izraelit kërkojnë largimin e qytetarëve, konsullatave dhe ambasadave izraelite nga vendet e tyre ndërsa bazat ushtarake amerikane në Siri dhe Irak u sulmuan me dronë. Pas këtyre njoftimeve pasoi urdhëri i SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë ndaj shtetasve të tyre që të lënë Libanin mes frikës për një konflikt më të gjerë. Urdhëri erdhi në kohën kur ishte njoftuar se Bajdeni do t`i drejtohësh popullit amerikan për mbështetjen e Izraelit dhe frikës se pas sulmit të këmbsorisë izraelite në Gaza do të ketë sulm shumëfrontal nga shtetet fqinje.     

Jordania anulon vizitën e Bajdenit

Presidenti Joe Biden anuloi të martën një ndalesë të planifikuar në Jordani pas një vizite në Izrael si pasojë e një shpërthimi në një spital në Gaza që vrau rreth 500 palestinezë.

“Pas konsultimeve me Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe duke marrë parasysh që Presidenti i Autoritetet Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur ditë zie (për viktimat e shpërthimit në spitalin e Gazës), Presidenti Biden vendosi të shtyjë udhëtimin në Jordani dhe takimet e planifikuara me Mbretin Abdullah dhe Presidentin e Egjiptit el-Sisi”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Ai mezi pret të konsultohet personalisht me këta udhëheqës së shpejti dhe ra dakord të mbetet i angazhuar rregullisht dhe drejtpërdrejt me secilin prej tyre gjatë ditëve në vijim”, tha zyrtari. Presidenti Biden u nis të martën në mbremje drejt Izraelit, ku do të shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin në luftën kundër militantëve të Hamasit. Pas vizitës në Izrael, Presidenti Biden kishte në plan të shkonte në Jordani për takime me Mbretin Abdullah, Presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Shfryn zemërata popullore në Jordani dhe rajon

Forcat palestineze të sigurisë në Ramallah hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, që hodhën gurë dhe brohorisnin kundër Presidentit Mahmud Abbas të martën, ndërsa po rrritet zemërimi pas një sulmi vdekjeprurës në spitalin e Gazës, për të cilin palestinezët fajësuan Izraelin.

Sulmi në spitalin Arab Al-Ahli të Gazës, në të cilin zyrtarët thanë se u vranë rreth 500 njerëz, është incidenti më vdekjeprurës në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi një fushatë ushtarake në shenjë hakmarrje ndaj sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Militantët e Hamasit vranë 1400 njerëz gjatë një sulme në disa qytete të Izraeli më 7 tetor.

Ushtria izraelite mohoi përgjegjësinë për sulmin në spitalin e Gazës, duke thënë se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e dështimit gjatë lëshimit të një rakete të grupit Xhihadi Islamik.

Sulmi u dënua nga perëndimi dhe bota arabe. Pas sulmit u zhvilluan protesta para ambasadave të Izraelit në Turqi, Jordani dhe pranë ambasadës amerikane në Liban.

Në Bregun Perëndimor, ku zoti Abbas po kthehej të martën pasi anuloi një takim të planifikuar në Jordani me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, qindra njerëz marshuan në sheshin qendror të qytetit të Ramallahut, me brohoritje në mbështetje të udhëheqësve militantë të Hamasit.

Përleshjet me forcat palestineze të sigurisë shpërthyen edhe në qytete të tjera të Bregut Perëndimor, duke përfshirë Nablusin, Tubasin dhe Jeninin.

Shpërthimi i protestave në Bregun Perëndimor nxjerr në pah zemërimin e palestinezëve me Presidentin e Autoritet Palestinez, Mahmoud Abbas, partia e të cilit është përballur prej kohësh me kritika për koordinim me Izraelin për sigurinë në territorin që ajo e kontrollon.

Izraeli fajësoi Xhihadin Islamik për sulmin

Një shpërthim masiv në një spital të qytetit të Gazës, i mbushur me të plagosur dhe palestinezë të tjerë që kërkonin strehim vrau qindra njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi. Zyrtarët e grupit militant të Hamasit thanë se shpërthimi u shaktua nga një sulm ajror izraelit, ndërsa ushtria izraelite tha se spitali u godit nga një raketë e lëshuar nga militantët palestinezë.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se të paktën 500 njerëz janë vrarë në sulmin në spitalin al-Ahli al-Arabi.

Shpërthimi masiv ndodh ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin Izraelin që të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe përpara vizitës së planifikuar të Presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme.

Qindra palestinezë kanë gjetur strehë në al-Ahli dhe spitale të tjera në qytetin e Gazës në ditët e kaluara, në përpjekje për të shpëtuar nga bombardimet pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth që të evakuoheshin në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Hamasi e quajti sulmin e së martës ndaj spitalit "një masakër të tmerrshme", duke thënë se ajo ishte shkaktuar nga një sulm izraelit.

Megjithatë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “terroristët” në Rripin e Gazës e kanë sulmuar spitalin, jo ushtria e Izraelit.

Forca Mbrojtëse e Izraelit tha se militantët palestinezë kishin lëshuar një breshëri raketash pranë spitalit në atë kohë. "Informacionet e zbulimit nga burime të shumta, që i kemi në duart tona tregojnë se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës", thuhet në një deklaratë të Forcës Mbrojtëse të Izraelit.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se është i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës dhe ka udhëzuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare që të mbledhë informacione për atë që ka ndodhur.

“Jam i indinjuar dhe i trishtuar nga shpërthimi në spitalin Al-Ahli el-Arabi në Gazë, i cili shkaktoi viktima”, tha presidenti Biden përmes një deklarate të martën ndërsa po udhëtonte drejt Izraelit.

"Shtetet e Bashkuara mbështesin mbrojtjen e civilëve gjatë konfliktit dhe ne ndajmë dhimbjen me familjet e pacientëve, personelit mjekësor dhe personave të tjera të pafajshëm, të vrarë ose të plagosur në këtë tragjedi", thuhet në deklaratën e Presidentit Biden.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se është i tmerruar nga vdekja e qindra njerëzve në sulmin ndaj spitalit në Rripin e Gazës.

“Spitalet dhe personeli mjekësor janë të mbrojtura nga ligjet ndërkombëtare”, shkroi Guterres në platformën X.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi të martën dënoi përmes një deklarate “sulmin izraelit ndaj spitalit në Gazë”, të cilin e quajti “një shkelje të qartë të ligjeve ndërkombëtare”.

Sulmi u dënua nga perëndimi dhe bota arabe. Pas sulmit u zhvilluan protesta para ambasadave të Izraelit në Turqi, Jordani dhe pranë ambasadës amerikane në Liban.

Raport i përditësuar

Bajdeni përpiqet të parandalojë luftën në Lindjen e Mesme

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA