...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shtohen vendet me raketa bërthamore drejtuar SHBA-së: Koreja e Veriut tregon “përbindëshin”

Koreja bëhet vendi i tretë që kërcënon SHBA-në me raketa bërthamore duke u paraprirë nga Rusia dhe Kina

SHJ

25/03/2022 - 07:58

Koreja e Veriut njoftoi se provoi me mbarëvajtje “reketën përbindësh” Hwasong-17. Ajo është raketa balistike më e madhe ndërkontinentale dhe u zbulua si fillim në vitin 2020 në një paradë, përmasa kolosale e së cilës befasoi qoftë edhe studiuesit. Raketa është e aftë të arrijë SHBA-në. Koresë i është ndaluar të provojë raketa dhe për të njëjtën arsye është sanksionuar. Dyzetë vitet e fundit ajo ka provuar rreth 150 raketa. Raketa e re do të përdoret për përfrikësimin e SHBA-së me luftë bërthamore.

Koreja bëhet vendi i tretë që kërcënon SHBA-në me raketa bërthamore duke u paraprirë nga Rusia dhe Kina dhe duke u ndjekur nga Irani, i cili po përpiqet të prodhojë raketa bërthamore por deri tani është penguar nga perëndimi dhe Izraeli.  

     

 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA