...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Akcizë 13 lekë për gazin e lëngshëm

14/11/2016 - 13:23

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjithë përdoruesit e mjeteve me gaz të lëngshëm do të përballen me rritje të çmimit, pasi qeveria parashikon të aplikojë akcizë për këtë produkt në vlerën e 13 lekëve për litër. Propozimi vjen nga Ministria e Energjisë.

Krahas disiplinimit të tregut, një tjetër arsye e shtimit të akcizës për gazin e lëngshëm për përdorim mjetesh sipas drejtorit të hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë Dritan Spahiu, lidhet me direktivat e Bashkimit Europian.

Gazi i lëngët është objekt taksimi në të gjitha vendet e BE si produkt energjitik. Ndërkohë që në vendin tonë aktualisht aplikohet akcizë 37 lekë për liter vetëm tek nafta dhe benzina.

Me shtimin e akcizës në gazin e lëngshëm për përdorim mjetesh, financat llogarisin 600 milionë lekë më shumë të ardhura në buxhet. TVSH

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA