Akuza e Afrikës së Jugut ndaj Izraelit në GJND për gjenocid dhe pasojat
Janë vrarë në një përqindje prej më pak se 250 në ditë ose sipas përqindjes izraelite më shumë se 160 qytetarë kanë vdekur çdo ditë
Ylli Përmeti
10/01/2024 - 17:19
Lufta dymujore e Izraelit në Gazë nxiti Afrikën e Jugut të kërkonte nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që operacionin e tij ta quante gjenocid. Ndaj kërkesës së tij zëdhënësi i DASH-it tha ―pasi u pyet nga gazetarët― se “nuk po shohim asnjë akt që përbën gjenocid”, pavarësisht faktit se kreu i OKB-së kishte deklaruar rreth një muaj pas fillimit të operacioneve ushtarake izraelite se “Gaza po kthehësh në një varrezë për fëmijët” dhe numri` viktimave ishte i pazakontë.
Sipas Politico, Netanjahu tërhoqi vëmendjen e ushtarakëve dhe klasës politike në Izrael për maturi, pas disa qendrimeve të disa anëtarëve në qeverinë e tij për të aneksuar Rripin e Gazës dhe dëbimin e palestinezëve nga anklava bregdetare, sepse ato qendrime mund të ndërlikojnë mbrojtjen izraelite përpara GJND (ICJ). Ministri` tij i agrikulturës përmendi “Nakban e Gazas”, duke nënkuptuar dëbimin e rreth 700,000 palestinezëve gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948 ndërsa një ministër tjetër (Gideon Sa`ar) deklaroi se Gaza duhet të jetë më e vogël pas luftës, sepse “kushdo që nis një luftë kundër Izraelit duhet të humbasë tokë”; dhe një tjetër këshilloi përdorimin e armëve bërthamore në Gaza.
Zyrtarët izraelitë kanë frikë se GJND-ja do të urdhërojë pezullimin e veprimeve ushtarake njësoj si në vitin 2022 kur urdhëroi Rusinë të pezullonte veprimet ushtarake në Ukrainë por Kremlini nuk e zbatoi (aktualisht palët janë në GJND për pretendimet e tyre). Ngaqë si vend nuk mund të krahasohet me Rusinë, ai po përpiqet të bëjë ç`është e mundur që të ndikojë në gjykatë për një vendim tjetër, sepse mund ta shfrytëzojnë armiqtë e tij dhe mund t`i shkaktojë vështirësi të mëdha me aleatët perëndimor me të cilët marrëdhëniet tashmë nuk i ka dhe aq të mira dhe mund të rrezikojë ‘bashkimin politik’ brenda vendit. Nëse ajo urdhëron për pezullimin e veprimeve ushtarake, Izraeli po mendon të mos e zbatojë. Por ky veprim ndoshta do të shkaktonte prishjen e koalicionit të Netanjahut.
Shumë anëtarë në qeverinë e tij, sidomos nga e djathta fetare, kërkojnë zgjerimin e luftës kundër Hezbollahut në Liban dhe radikalëve në Bregun Perëndimor ndërsa mund të shpërthejë koalicioni lidhur me zbrapsjen e Netanjahut mbi zotimet e kaluara për të parandaluar përkeqësimin për të hyrë në Gaza. Për t`u mbrojtur, Telavivi mblodhi avokatët më të mirë nga ministria e drejtësisë dhe marrëdhënieve me jashtë dhe nga këshilli i sigurisë kombëtare dhe forcat e armatosura ndërsa po kërkon juristë të spikatur ndërkombëtarë me Alab Dershowitz të përmendet si avokatë i mundshëm. Paralelisht, po kërkon nga qeveritë perëndimore mbështetje publike përfshirë dhe Ukrainën.
Dëgjimi i palëve (gjatë 11 dhe 12 janarit) u zhvillua ndërsa Izraeli bashkë komunitetin hebraik në Afrikën Jugore ka akuzuar Kongresin Kombëtar Afrikan se po mbron Hamasin dhe terrorizmin. Afrika e Jugut, në fakt, e ka mbështetur luftën e Hamasit kundër aparteidit hebraik, pjesërisht sepse Izraeli ishte pjesë e aleancës ushtarake gjatë regjimit të aparteidit të viteve më shtypëse të sundimit të të bardhëve ndaj njerëzve me ngjyrë.
Pretoria ka kërkuar gjithashtu nga Gjykata Penale Ndërkombëtare të urdhërojë arrestimin e Netanjahut dhe udhëheqësve të tjerë ziraelitë për “qendrime me qëllim gjenocidi” dhe krime të tjerë lufte. Ajo u përfaqësua në gjykatë nga John Dugard i cili ishte reporter i posaçëm i OKB-së në Gaza për të drejtat e njeriut në vitin 2000 kur akuzoi Izraelin për ndërtimin e një sistemi mbizotërues hebraik mbi palestinezët; shkeljen e konventës ndërkombëtare të vitit 1973 kundër aparteidit; dhe kryerjen e krimeve të luftës. Ai akuzoi gjithashtu ushtrinë izraelite për bashkëpunim në “terror kolonësh” kundër palestinezëve.
Ndërsa Afrika e Jugut është “kritikuar” nga disa “zëra” brenda vendit, kryesisht sepse ajo mund të përkeqësojë marrëdhëniet me perëndimin, një argument që përballet me kundërargumentin se asaj “s`i prishet gjiza” për ato marrëdhënie, përsa kohë që vendi është anëtar i bllokut ekonomik të BRICS, përpjekja e Izraelit, për të shfajësuar veten në GJND, do të jetë e vështirë dhe nuk do të ishte e çuditshme që gjykata të urdhërojë jo pezullimin e luftës por ndalimin e saj. Por qofte edhe nëse do të ishte vendim për ‘pezullim’, ai do të dëmtonte si Izraelin ashtu dhe SHBA-në, sidomos në kushte nëse akuzohet për gjenocid.
Konventa e Gjenocidit është nënshkruar nga të dyja palët që në vitin 1948. Shtetet që nënshkruajnë konventën përkatëse janë të detyruara jo vetëm të mos ndërmarrin gjenocid por dhe ta parandalojnë dhe dënojnë atë. Sipas saj, gjenocidi përcaktohet si një “krim i ndërmarr për të shkatërruar një grup kombëtar, etnik, racial ose fetar në tërësi ose pjesërisht”.
Në rastin e Izraelit ai ka shkatërruar Gazën veriore gati tërësisht dhe po përgatitet të shkatërrojë dhe jugoren. Ky fakt nuk vërtetohet vetëm nga rrafshimi i banimeve, institucioneve dhe nënstrukturës por kryesisht nga humbjet njerëzore. Sipas ministrisë së shëndetësisë palestineze ―të njoftuar pikërisht në ditën e parë të javës kur GJND përgatitësh të dëgjonte palët― Izraeli kishte vrarë të paktën 22,835 palestinezë dhe kishte plagosur 58,416 të tjerë.
Nga ky numër, 70% ishin gra dhe fëmijë ndërsa rreth 7,000 të tjerë mungojnë, që me shumë gjasa kishin vdekur në rrënojat e banesave të rrafshura nga bombardimet e Izraelit. Në fjalët e një analize të “The Guardian”: “numri prej 22,835 paraqet rreth një në një qind të gjithë popullatës së Gazës. Ata janë vrarë në një përqindje prej më pak se 250 në ditë” ose sipas përqindjes izraelite “më shumë se 160 qytetarë kanë vdekur çdo ditë”.
Kjo “përqindje”, shton gazeta, “është shumë e lartë se luftra të tjera të zhvilluara së fundmi. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja duke luftuar ISIS-in në Raka vrau 20 qytetarë në ditë gjatë një sulmi katërmujor, raportoi BBC-ja, ndërsa lufta prej nëntë muajsh për Mosulin mes forcave të Irakut të mbështetura nga SHBA-ja dhe ISIS-i vrau më pak se 40 qytetarë në ditë”.
Në fakt, po të shihen këto shifra në raport me viktimat që ka shkaktuar lufta e Rusisë në Ukraninë ―sipas agjencisë së OKB-së, pas rreth dy viteve luftë, atje ishin vrarë “të paktën 10,000 qytetarë, duke përfshirë 560 fëmijë” dhe “mbi 18,500 të lënduar”― kuptohet se lufta e Izraelit në Gaza ka shkaktuar më shumë viktima.
Këto shifra, dhe sidomos fakti se Izraeli ka vrarë më shumë gra dhe fëmijë se sa ushtarë të Hamasit, do të shfrytëzohen me siguri Afrika e Jugut, vendet arabe, Rusia dhe Kina. Madje, duke qenë anëtare e bllokut euraziatik, BRICS, Pretoria mund të përdorë dhe shifrën e viktimave të vrarë në Ukrainë.
Në dosjen e saj prej 84 faqe të cituar nga Reuters, ajo thotë se Izraeli “duke vrarë palestinezët në Gaza, duke shkaktuar ndaj tyre dëm serioz mendor dhe trupor dhe duke krijuar kushte mbi jetesën, ka planifikuar shfarrosjen e tyre”; si i tillë, ai “ka kryer gjenocid”. Në historinë e saj 77 vjeçare, GJND-ja ka akuzuar vetëm Serbinë për gjenocid në masakrën e Srebrenicës por duke shtuar se “lufta në tërësi nuk ishte gjenocidale në karakter”.
Ndërsa për vendimin e saj lidhur me Serbinë ajo është kritikuar se nuk ka sqaruar bindshëm arsyet, nga dëgjesa e parë gjykata, ku nuk përfshihen pyetje dhe dëshmitarë, mund të lëshohen masa urgjente si përmbajtje ndaj veprimeve që mund të përkeqësojnë gjendjen ligjore të palëve dhe mund të gjykojë nëse veprimet për të cilat ankohen palët përputhen me traktatin e gjenocidit.
Dëgjesat sipas rendit:
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 80 reads