Evropianët ‘përgatiten’ për largimin e forcave ushtarake amerikane ndërsa shqiptarët ‘shohin ëndërra në diell’
Nënpresidenti amerikan dje bëri një deklaratë të fuqishme për evropianët: kërkoi nga ata të çlirohen nga vasaliteti` tyre 80 vjeçar
Ylli Përmeti
16/04/2025 - 12:36
Sipas një raporti të javës së kaluar Pentagoni po shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa si pjesë e qasjes së përgjithshme të Trampit për të arritur një marrëveshje me Rusinë; kjo e fundit e ka bërë të qartë se trupat amerikane në Poloni dhe Rumani duhet me patjetër të largohen. Megjithatë, Italia dhe Gjermania javët e fundit kanë filluar të përgatiten (të paktën në nivel propagande) për largimin e forcave amerikane nga vendet e tyre. Sot u shtua, sipas FT, dhe Spanja. Madje edhe anglezët kanë kohë që po përgatiten.
Sipas Newsweek, Trampi planifikon të pakësojë trupat me 20 për qind ndërsa sipas Foreign Affairs shifra mund të shkojë më shumë se 50 për qind!
Por këto ‘përqindje’ nuk përputhen me qasjen e përgjithshme të Trampit: jo vetëm me qëllimin e tij për të braktisur sigurinë evropiane por dhe me qëllimin e tij për ta përshtatur ushtrinë amerikane në qasjen e tij të përgjithshme: ‘anti-globaliste’. Por edhe nëse veprohet ashtu, raportet thonë se Trampi do të kërkojë “ndihmë financiare” për mbajtjen e trupave amerikane nga vendet përkatëse; ndryshe do t`i tërheq ato. Ai mund të kërkojë në shkëmbim dhe burime të rëndësishme ekonomike, nëse ndonjë vend nuk mund të përballojë ndihmën financiare për mbajtjen e ushtrisë amerikane.
Në rastin e Kosovës shtohet dhe Kurti, i cili mbështeti fushatën e Bajdenit dhe përgjithësisht shihet si një drejtues i keq nga Uashingtoni, që nuk bashkëpunon me amerikanët për sigurinë e rajonit. Përkundrazi, ai bëhet burim përplasjesh. Shtohet, gjithashtu, dhe fakti se Rusia kërkon të përfshijë në marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Moskës dhe Uashingtonit, planin e saj për sigurinë e gjithë Evropës.
Lexo për shumë…
The grand strategy of Putin against the west
Shtohet, në fund, fakti se amerikanët janë pjesë e KFOR-it. Me siguri Trampi do ta shohë atë si të mjaftueshëm për sigurinë e Kosovës. Megjithatë, është e sigurtë se qëllimi` Rusisë për të nënshkruar një marrëveshje për sigurinë e Evropës, do ta bind Trampin se prania ushtarake amerikane është e tepërt në Evropë dhe sigurisht në Kosovë. Më pas ai mund të kërkojë rishikimin e statusit të KFOR-it dhe Kosovës në OKB. Por të gjitha këto pasi të mbarojë procesi e zgjedhjeve në Ukrainë, për të cilat Kievi ka disa javë që po përgatitet–domethënë, pas majit.
Vlen të përmendet në fund fakti se nënpresidenti amerikan dje bëri një deklaratë të fuqishme për evropianët: kërkoi nga ata të çlirohen nga vasaliteti` tyre 80 vjeçar. Evropianët s`janë sigurisht gati të çlirohen nga të qenit vasalë të amerikanëve meqënse janë mësuar më keq se qentë e Pavlofit. Mbetet tani që të na thonë dhe ne shqiptarëve amerikanët: po ju kur do të çliroheni nga mendësia e të qenit vasalë të Brukselit dhe të vazhdoni të shihni ëndërra në diell?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 166 reads