Katastrofa gjeopolitike me përmasa epike e perëndimit me Rusinë
Tre vjet pas fillimit të Luftës në Ukrainë, Perëndimi është i bllokuar në një lak iluzioni dhe mohimi egoist
Pascal Lottaz
11/06/2025 - 14:58
Çka filloi si një llogaritje e gabuar strategjike është shndërruar në një katastrofë gjeopolitike me përmasa epike - jo për Rusinë, por për Perëndimin Kolektiv. I pari midis tyre është Bashkimi Evropian, i cili, deri tani, duket më i paqëndrueshëm dhe i mbushur me çarje të brendshme sesa Rusia në çdo pikë të luftës. I nxitur jo vetëm nga gjykimi i gabuar, por edhe nga një kundërshtim për të pranuar dështimin, kakistokratët e BE-së nuk kanë mësuar asgjë, as pas 17 paketave të sanksioneve.
Në një bisedë të kohëve të fundit mbi Studimet e Neutralitetit, ekonomisti dhe këshilltari veteran i politikave Jeffrey Sachs është këtu për të zbërthyer rrëfenjat që e mbajnë gjallë luftën dhe për të nxjerrë në pah çarjet e thella në të menduarit e politikës së jashtme perëndimore.
Një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë
Duhet ta përsërisim këtë si një mantër: Kjo luftë ishte e shmangshme. SHBA-të dhe aleatët e saj të NATO-s shtynë drejt lindjes pavarësisht dekadave të paralajmërimeve - nga diplomatët, studiuesit dhe madje edhe zyrtarët e tyre të inteligjencës - se një zgjerim i tillë do të shkaktonte përplasje me Rusinë. Këto paralajmërime u shpërnjohën. Marrëveshjet e Minskut, dikur një rrugë e mundshme drejt paqes, nuk u respektuan kurrë me mirëbesim. Në vend të saj, Perëndimi e trajtoi Ukrainën jo si një aktor sovran, por si një gur shahu në një fushatë më të gjerë për të përmbajtur Moskën.
Rezultati është kjo katastrofë e vazhdueshme për Ukrainën dhe një bllokim strategjik për Perëndimin. Publikut iu shit një fantazi - se ekonomia e Rusisë do të shembej, se Putini do të binte dhe Ukraina do të triumfonte me mbështetjen e NATO-s. Asnjë nga këto nuk ndodhi. Ekonomia e Rusisë thjesht u përshtat (si guxojnë të mos bien të vdekur?!), udhëheqja politike mbetet e paprekur dhe Ukraina po përballet me shkatërrim. Megjithatë, rrëfenja vazhdon, e shtyrë nga grupet e ekspertëve, mediat dhe burokratët e karrierës shumë të investuar në luftë për mos të pranuar se kanë gabuar.
Falimentimi strategjik i Evropës
Në vend që të rikalibrohen, udhëheqësit evropianë kanë dyfishuar përpjekjet, duke flijuar dobitë e tyre ekonomike dhe diplomatike dhe për të ruajtur një qëndrim lufte që u diktua nga përtej Atlantikut. BE-ja ka dështuar plotësisht të mendojë për veten e saj. Blloku vazhdon të dërgojë armë dhe të përsërisë kushtrime për bashkimin dhe vlerat, ndërsa një brez i tërë në Ukrainë po dëbohet; dhe në vend që të pranojnë se kjo luftë duhet të zgjidhet në tryezën e bisedimeve, janë evropianët ata që ende po shtyjnë për më shumë nga i njëjti përshkallëzim i dështuar ushtarak dhe ekonomik, edhe pse Padroni i tyre Ndëratlantik ka ecur qartë përpara.
Ndërkohë, zotimet e brendshme të Evropës po rriten çdo ditë. Industria gjermane po e humbet konkurrencën. Kostot e energjisë po rriten. Dhe ndërsa SHBA-të korrin fitime nga eksportet e gazit dhe shitjet e armëve, aleatët e saj evropianë mbeten duke mbajtur faturën; dhe e gjithë kjo për shkak të një frike më të thellë: se pranimi i dështimit në Ukrainë do të zbulonte zbrazëtinë e politikës së jashtme të BE-së dhe do të shkatërronte besimin e kotë të koherencës perëndimore.
Përforcuesit e medias
Në gjithë këtë gjendje media ka luajtur rol vendimtar. Larg nga sfidimi i pushtetit, mediat perëndimore kanë shërbyer si përforcues të rrëfenjave të shteteve - duke shpërnjohur të vërtetat e pakëndshme, duke heshtur zërat kundërshtues dhe duke e paraqitur diplomacinë si tradhti. Rezultati është një publik që është keqdijësuar sistematikisht. Paqja, ndërsa e mundur, është bërë një fjalë e heshtur.
Censurimi` dijes pasqyron një ndryshim më të gjerë në demokracitë liberale, ku lufta tani përligjet me faj dhe kryqëzata morale të dyshimta. Lufta në Ukrainë është bërë një teatër sinjalizim virtyti, ku nuancat janë të përjashtuara dhe kushdo që bën thirrje për bisedime etiketohet si kukull e Kremlinit. Sachs ka absolutisht të drejtë kur thotë se “Sa më gjatë të vazhdojë kjo, (gjendje) aq më shumë do të rriten kostot, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për autonominë e Evropës dhe besueshmërinë e Perëndimit si një aktor botëror”.
Të jetosh në lavdinë e kaluar
Nëse kjo luftë ka shfaqur diçka, është paaftësia e thellë e Perëndimit për t`u përshtatur me një botë shumëpolare. Duke u kapur pas shpresave të kota të mbizotërimit të pakundërtueshëm, udhëhqja perëndimore mbetet i bllokuar në një shpresë të kotë pas Luftës së Ftohtë, ku pranimi i dështimit do të thoshte përballje me vendin e tyre të zvogëluar në një rend botëror që ndryshon me shpejtësi. Në vend që të përballen me këtë realitet, ata kanë zgjedhur shmangien - duke flijuar paqen rajonale dhe duke ruajtur [pushtetin] qetësinë e tyre mendore. Dhe kështu lufta zvarritet, jo për fitore, jo për vlera, por për t`i kursyer një perandorie që po venitet poshtërimin e zgjimit.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 20 reads