Kooptimi i organizatave ‘revolucionare’ nga elitat dhe efekti i pushtetit: rasti Martin Luther King
Kingu kishte aq shumë mbarësi me femrat kur veproi politikisht saqë shpesh bënte shaka me shokët e tij se ai kishte filluar ngritjen e “Shoqërisë Ndërkombëtare për Përparimin e Pidh-Ngrënësve”. Nuk mungoi të merrte pjesë dhe në orgji seksuale.
Ylli Përmeti
02/08/2020 - 22:21
Historikisht elitat moderne i kanë kooptuar lëvizjet politike që kundërshtojnë elitat e popujve. Për shembull, ‘Lëvizja e të Drejtave Civile’, themeluar në vitin 1950 nga zezakët e Amerikës, nën presidencën e Hoover-it, me udhëheqës Martin Luther King, i cili u vra nga elita amerikane në 4 prill të vitit 1968, një vrasje që iu atribua ‘viktimës shlyese’, James Earl Ray-it, (por, në fakt, ‘cjap i shushavës’ ishte vet Hoover-i), vdiq në burg dhe që në vitin 1999 u rigjykua duke dhënë vendimin vijues:
Loyd Jowers, pronar i Grill-it të Jim-it, kishte marrë pjesë në një konspiracion për të vrarë King-un, një konspiracion që përfshinte J. Edgar Hoover dhe FBI-në, Richard Helms dhe CIA-n, ushtrinë, Departamentin Policor Memphis (DPM) dhe krimin e organizuar. Ky verdikt shfajësoi James Earl Ray, i cili kishte vdekur në burg.
Këtë fakt e vërteton edhe një raport i fundit i New York Times ku tregohet se si FBI-ja, nën drejtimin e drejtorit të Hoover-it i kishte kërkuar Kingut vetvrasje! Pas vdekjes së Kingut, kjo lëvizje gradualisht u kooptua nga elita amerikane. Me ‘kooptim’ kuptohet përfshirja në politikat e elitave. Edhe nëse një organizatë politike nuk dëshiron të përfshihet në proceset e saj politike, ato lihen të “lira” për të “kundërshtuar” dhe vepruar për të krijuar përshtypjen se elitat “lejojnë” “kundërshtarë” që kundërshtojnë politikat e elitave. Në një botë ku mbizotëron frika dhe paqartësia për të drejtat qytetare, “kuajt” gjithnjë do të shijnë grurë mbi popujt.
Megjithatë, duhet thënë se Kingu, pavarësisht se është nderuar me çmimin Nobel për paqe dhe vazhdon të nderohet në shoqërinë amerikane dhe përtej saj, veçanërisht nga të majtët, nuk ishte dhe aq ‘revolucionar’—jo vetëm në kuptimin se ç`është revolucioni, nga buron ai dhe ç`është një shoqëri revolucionare, sepse s`ka dhënë ndonjë kontribut teorik dhe praktik, por dhe në kuptimin e virtyteve të tij: sepse për sa kohë që vepronte si veprimtar politik shfrytëzoi dhjetra femra seksualisht. Kingu kishte aq shumë mbarësi me femrat kur veproi politikisht saqë shpesh bënte shaka me shokët e tij se ai kishte filluar ngritjen e “Shoqërisë Ndërkombëtare për Përparimin e Pidh-Ngrënësve”. Nuk mungoi të merrte pjesë dhe në orgji seksuale.
Ndaj të luftosh kundër veçimit racial (segregacionit), që është një luftë e drejtë, por paralelisht të shkaktosh padrejtësi si në raport me njeriun që ke zgjedhur të kalosh jetën ashtu dhe në raport me femrat që shfrytëzon seksualisht, nuk tregon një njeri i virtytshëm por një njeri të padrejtë, sepse një njeri që tradhëton njeriun më të dashur të tij mund të tradhëtojë çdo luftë dhe betejë në nivel social, sidomos kur ka pushtet. Rasti Kingut mund të shërbejë si mësim për popujt sidomos kur përballen me lëvizje të majta dhe marksiste: sepse të majtët marksistë nuk e kuptojnë natyrën e virtytit dhe pushtetit ose efektin e pushtetit mbi një njeri me virtyte të pjesshme ose të paqendrueshëm në karakter.
*Shkëputur nga një studim i gjerë me titull, Pushteti i kaosit dhe globalizmi neoliberal, Revolucion për demokraci gjithëpërfshirëse dhe Fronetike, Dudaj 2012.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 54 reads



