...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lufta e gjatë e Turqisë në Siri dhe implikimet afatgjata

Me të vërtetë Amerika ‘tërhoqi’ trupat e saj ushtarake nga zona siriane ku Turqia kërkon të krijojë “zonën e sigurisë” por ‘tërheqja’ ishte ‘strategjike’—në kuptimin që të linte Turqinë të përfshihësh në luftë me kurdët dhe të fillonte një luftë e re mes palëve në të cilën amerikanët dhe perëndimorët në përgjithësi nuk do të përfshihen drejtëpërdrejtë me trupa ushtarake në rajon por duke mbështetur kurdët me armë dhe ndihma të tjera kundër Turqisë

Ylli Përmeti

16/10/2019 - 08:37

Lutjet e Erdoganit kundrejt Trampit për të krijuar një “zonë të sigurtë” në veri të Sirisë ku banojnë kryesisht kurdë, të cilët Turqia i konsideron “terroristë” dhe degë të Partisë Komunistë Kurde me në krye Oçalanin, por që Amerika e Trampit i mbështeti gjatë luftës kundër militantëve të ISIS-is, një forcë militantësh që u krijua përgjatë presidencës “Obama” nga vetë ai në bashkëpunim me perëndimorët dhe fuqitë rajonale në Lindjen e Mesme (Turqinë etj.) për të rrëzuar Asadin, presidentin e Sirisë...e zhysin Turqinë në një luftë të gjatë dhe të dhimbshme: sepse me të vërtetë Amerika ‘tërhoqi’ trupat e saj ushtarake nga zona siriane ku Turqia kërkon të krijojë “zonën e sigurisë” por ‘tërheqja’ ishte ‘strategjike’—në kuptimin që të linte Turqinë të përfshihësh në luftë me kurdët dhe të fillonte një luftë e re mes palëve në të cilën amerikanët dhe perëndimorët në përgjithësi nuk do të përfshihen drejtëpërdrejtë me trupa ushtarake në rajon por duke mbështetur kurdët me armë dhe ndihma të tjera kundër Turqisë.

Shkaqet e vërtetë të krizës turke: Ylli Përmeti i tregon në “Global Journals”

Dhe kështu ndodhi menjëherë kur forcat turke filluan ofensivën: Amerika dënoi ndërhyrjen dhe filloi të përdorte sanksionet ekonomike kundër Turqisë ndërsa vendet perëndimore dënuan ndërhyrjen dhe pezulluan shitjen e armëve ndaj Turqisë ndërkohë që Rusia e quajti ndërhyrjen turke të ‘papranueshme’ dhe se nuk ishin marr vesh me Moskën përpara ndërhyrjes kur dihësh se Rusia mbështet regjimin e Asadit dhe kishte forca ushtarake atje.

Pa u çuditur, me tërheqjen e amerikanëve nga zona, kurdët realizuan një marrëveshje me regjimin e Asadit të ndërmjetësuar nga Rusia për të luftuar forcat turke në zonë. Paralelisht zhvillohen negociata —me ndërmjetësimin e Rusisë— për të shmangur luftën e drejtëpërdrejtë mes forcave turke dhe siriane me të cilat bëjnë pjesë dhe kurdët. Turqia, në fakt, po përdor edhe militantët e “moderuar” të perëndimit kundër trupave amerikane: sepse vërtet Trampi tërhoqi trupat por la disa forca speciale në zonë me të cilat militantët e “moderuar” u përballën kur shkuan pranë tyre duke shkelur marrëveshjen mes palëve —efektivisht provokuan amerikanët— duke i detyruar të përdornin avionët dhe helikopterët luftarakë që të largonin militantët. Si rezultat, “militantët e moderuar” u kthyen për amerikanët në “kriminelë, banditë dhe piratë që duhet të shfarroseshin nga faqja e dheut”. Militantët përkatës, në fakt, janë militantë turq të partive nacionaliste turke, të ashtuquajturit “ujqërit gri”.

Sidoqoftë, është e qartë se Turqia më ndërhyrjen e saj në Siri krijoi një front lufte për të cilin do t`i duhet të përballet me forcat kurde dhe të Asadit (ushtrinë siriane) që tani kanë mbështetjen e Rusisë dhe perëndimit dhe sanksionet perëndimore. Domethënë, një krizë ekonomike brenda vendit dhe një luftë jashtë vendit që e ka të pamundur ta fitojë. Ndërhyrja nuk implikon vetëm Turqinë por dhe Evropën meqënse ndërhyrja nuk ishte e mirëmenduar por e çakërdisur, kryesisht sepse mundësoi arratisjen e rreth 10 mijë militantëve të ISIS-it nga burgjet të cilët ishin kapur dhe ruheshin nga forcat kurde. Tashmë militantët përkatës mund të radhiten me forcat turke kundër forcave kurde dhe mund të shkaktojnë dëme në metropolet evropiane dhe më tej. Domethënë, gjithë përpjekja e dy viteve të fundit për të ‘asgjësuar’ ISIS-in shkoi dëm për shkak të ndërhyrjes turke!

Nga ky zhvillim, Evropa do ta ketë të lehtë të fajësojë Erdoganin për pasojat dhe të pezullojë mbështetjen ekonomike për milionat e refugjatëve të mbajtur nga Turqia. Përpjekjet e amerikanëve për të realizuar një armëpushim apo të rusëve për të shmangur luftën e drejtëpërdrejtë me forcat siriane të Asadit, do të dështojnë: sepse Erdogani kërkon të krijojë kushtet përmes të cilave të tregojë se ai është lojtari kryesor në rajon dhe jo fuqitë e tjera. Për të realizuar këtë objektiv atij i duhet “zona e sigurtë” në Siri—që nënkupton pushtimin de facto të zonës me ushtarë turq dhe kontrollin e saj! Kujtoj se tregu i zi në Turqi ka përfituar më shumë nga gjithë aktorët e përfshirë në luftën e Sirisë nga tregëtia e naftës - duke bashkëpunuar me militantët e ISIS-it, i cili kontrollonte disa vendprodhime përgjatë luftës.[1]

Me pushtimin e veriut Turqia afrohet më afër burimeve energjitike të Sirisë. Me frontin e ri ajo mund të përqendrohet më shumë atje dhe të braktisë përpjekjet e saj për të siguruar burime energjitike në Qipro ku janë përfshirë dhe perëndimorët dhe ku është bërë “bela” për ta.                



[1]Inside Isis Inc: The journey of a barrel oil, FT, Feb 29, 2016.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA