Mësime nga kriza kubaneze për parandalimin e luftës bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë
Dmitry Trenin, profesor në Universitetin e Ekonomik dhe Drejtues i Kërkimeve në Institutin e Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe anëtar i Këshillit Rus për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në një shkrim argumenton se nëse Rusia detyrohet të përdorë “armët strategjike” ajo nuk do t`i përdorë kundër Ukraines dhe Evropës por kundër SHBA-së.
Dmitry Trenin
30/09/2022 - 19:06
Dmitry Trenin, profesor në Universitetin e Ekonomik dhe Drejtues i Kërkimeve në Insitutin e Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe anëtar i Këshillit Rus për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në një shkrim argumenton se nëse Rusia detyrohet të përdorë “armët strategjike” ajo nuk do t`i përdorë kundër Ukraines dhe Evropës por kundër SHBA-së.
...
Ky tetor shënon 60 vjetorin e krizës kubane të raketave, e cila çoi Moskën dhe Uashingtonin në një përballje bërthamore që kërcënoi asgjësimin e menjëhershëm të botës. Fatmirësisht, udhëheqësit e kohës ―Nikita Krushçev dhe Xhon Kenedi― kishin urtësinë të tërhiqeshin nga buza e greminës, dhe më pas të angazhoheshin në hapat e parë të përbashkët për drejtimin e prapësive në epokën e bërthamore.
Duke patur parasysh konfliktin aktual në Ukrainë, i cili po përshkallëzon në mënyrë të qendrueshme drejt konfliktit të drejtëpërdrejtë mes Rusisë dhe SHBA-së, atje ka shpresë se mësimet e të kaluarës mund të ndihmojnë gjithashtu në përfundimin e konfliktit aktual me një notë paqeje. Sidoqoftë, ne duhet të jemi gjithashtu të kujdeshëm të ndryshimeve kryesore mes dy krizave. Në sipërfaqe shkaku thelbësor të dy konfrontimeve ka qenë ndjesitë e mprehta të pasigurisë të krijuara nga zgjerimi i influencës politike të fuqive rivale dhe prania ushtarake në dyert e një vendi: Kuba atëherë, Ukraina tani.
Kjo ngjashmëri, sidoqoftë, është thuajse deri diku. Tipari i spikatur i krizës së Ukrainës është asimetria e madhe jo vetëm mes aftësive përkatëse të Rusisë dhe SHBA-së, por edhe më e rëndësishmja mes rreziqeve që përfshihen. Për Kremlinin, çështja është vërtet ekzistenciale.
Në mënyrë të qenësishme, nuk është vetëm e ardhmja e Ukrainës por edhe e vetë Rusisë, çështje që është në tryezë. Për Shtëpinë e Bardhë, çështja është qartazi e rëndësishme por tejet më pak kritike. Se çfarë është në pikëpyetje është hegjemonia botërore amerikane (e cila nuk do të rrënohet brenda botës perëndimore, çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë), besueshmëria e saj (e cila mund të dëmtohet por vështirë të shkatërrohet), dhe qendrimi i administratës në raport me popullin amerikan (për të cilin Ukraina vështirë të jetë një shqetësim i madh).
Kriza kubaneze e vitit 1962 shpërtheu në atmosferën e frikës së përhapur ndaj luftës së tretë botërore, e cila u rrit në shkallën më të lartë gjatë 13 ditëve të tetorit. Kriza ukrainase e vitit 2022 po shpaloset thuajse në mungesë të kësaj frike. Veprimet e Rusisë gjatë shtatë muajve të kaluar janë quajtuar në perëndim më shumë si provë e dobësisë dhe pavendosmërisë se saj për fuqinë e saj.
Për më tepër, lufta në Ukrainë shihet si një mundësi historike për mundjen ose dështimin e Rusisë, dobësimin e saj deri në një pikë sa të mos paraqesë një kërcënim qoftë edhe ndaj fqinjëve më të vegjël të saj. Një tundim shfaqet përfundimisht për të zgjidhur ‘Çështjen Ruse’, duke e asnjanësuar atë në mënyrë të përhershme dhe duke kapur arsenalin e saj bërthamor, dhe ndoshta duke e copëtuar në shumë pjesë që mund të grinden mes tyre. Mes shumë gjërave, ky përfundim do t`i vidhte Kinës një aleate të madhe dhe bazë burimesh ekonomike, dhe do të krijonte kushte të favorshme për Uashingtonin të mbizotëronte në konfliktin e tij me Pekinin, duke vulosur kështu mbizotërimin botëror të tij për më shumë dekada.
Publiku perëndimor është përgatitur për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në krizën e Ukrainës. Paralajmërimet ruse ndaj vendeve të Nato-s, në raport me statusin bërthamor të Moskës, për të qendruar larg përfshirjes së drejtëpërdrejt në luftë, të cilat synojnë përfrikësimin se sa qëllimin për të zgjeruar konfliktin, shpërnjihen si shantazh. Vërtet, një numër ekspertësh perëndimorë presin që Rusia të përdorë bërthamoret e saj taktike nëse forcat e saj ushtarake përballen me trazirë në Ukrainë.
Në vend ta shohin si një katastrofë për ta kthyer absolutisht, ata e shohin si një mundësi për të goditur Rusinë shumë fort, ta bëjnë atë të paligjshme ndërkombëtarisht, dhe ushtrojnë trysni ndaj Kremlinit të dorëzohet pa kushte. Në nivel praktik, doktrina bërthamore amerikane dhe programet e saj të modernizimit përqendrohen në uljen e pragut bërthamor dhe dislokimin e armëve të vogla për përdorim në fushëbetejë.
Kjo nuk nënkupton se administrata e presidentit amerikan Xhou Bajden kërkon një luftë bërthamore me Rusinë. Problemi është politika e saj tejet parandaluese në Ukrainë e cila bazohet në një premtim të keq se Rusia mund pranojë ‘të mundet strategjikisht’ dhe, nëse përdoren armët bërthamore, përdorimi i tyre do të kufizohet në Ukrainë ose, në rastin më të keq, në Evropë.
Amerikanët kanë një traditë të gjatë me ngjitjen e logjikës së tyre strategjike ndaj kunddërshtarëve të tyre rusë, por kjo mund të jetë fatalisht keqorientuese. Ukraina, pjesët e Rusisë dhe Evropës të goditura nga sulmet bërthamore ―ndërsa SHBA-ja del nga konflikti e paprekur― mund të quhet një përfundim i lejueshëm në Uashington, por vështirë në Moskë.
Janë aq shumë të ashtuquajtura vija të kuqe ruse të shkelura që kanë mbetur pa pasojë që nga fillimi i luftës në Ukrainë saqë kanë krijuar një përshtypje se Moska blofon, ndaj dhe kur presidenti Vladimir Putin lëshoi një tjetër paralajmërim ndaj Uashingtonit, duke thënë se “nuk është blof”, disa nxorën përfundim se ishte pikërish kjo. Por siç tregon përvoja e fundit, fjalët e Putinit meritojnë të merren seriozisht. Në një intervistë të vitit 2018 ai tha “Pse kemi nevojë një botë ku atje s`ka Rusi?”.
Problemi është se mundja ose dështimi strategjik i Moskës, për të cilin përpiqet SHBA-ja në Ukrainë, do të përfundonte ndoshta në “një botë pa Rusinë”. Kjo me gjasë nënkupton se nëse ―mos e dhëntë Zoti― Kremlini do të përballet me atë çfarë doktrina ushtarake ruse quan “një kërcënim ndaj ekzistencës së federatës ruse”, armët e saj bërthamore nuk do të shënjestrojnë disa vende në kontintentin evropian por me shumë mundësi përtej Atlantikut.
Ky është një mendim i ftohtë, por mund të jetë i dobishëm. Çdo përdorim i armëve bërthamore duhet të parandalohet, jo vetëm i atyre strategjike. Është mizore por e vërtetë se paqja mes rivalëve bazohet jo në zotime solemne dhe dëshira të përshpirtshme, por, në përllogaritjen e fundit, në frikën e ndërsjellë. Ne e quajtëm këtë përfrikësim dhe “shkatërrim të ndërsjellë të sigurtë”. Kjo frikë nuk duhet të paralizojë dëshirën tonë, por ajo duhet të sigurojë se asnjë palë nuk humbet gjykimin e saj. Përkundrazi, gërryerja e përfrikësimit dhe refuzimi i saj si blof do të na linte të ecnim symbyllurazi në telashe të mëdha.
Faktkeqësisht, ky është drejtimi ku po shkojmë tani. Bombardimi i vijueshëm, përgjatë shumë javëve, të impiantit më të madh evropian bërthamor lejohet nga perëndimi, duke përfshirë, në mënyrë të pabesueshme, evropianët, opinionin publik, sepse janë forcat ukrainase që kërkojnë të shkulin rusët të cilët kanë pushtuar stacionin.
Nëse atje ka mësime për t`u mësuar nga kriza kubaneze e raketave, atje janë kryesisht dy. Njëri është prova e përfrikësimit bërthamor e mbushur me pasoja fatale për gjithë njerëzimin. Mësimi i dytë është se vendimi i një krize mes fuqive të mëdha bërthamore mund të bazohet vetëm në kuptim, dhe jo në fitoren e çdo pale. Atje ka ende kohë dhe hapësirë për këtë, qoftë edhe nëse e para po shteron dhe e dyta po ngushtohet.
Pikërisht tani, është ende tejet herët qoftë edhe diskutimi i një marrëveshje të mundshme me Ukrainën, por ata rusë dhe amerikanë që si unë kanë shpenzuar tre dekadat e fundit në një përpjekje të dështuar për të ndihmuar krijimin e një krahazimi mes vendeve të tyre nevojitet të bashkohen tani dhe të përpiqen se si të ndalojmë një perplasje fatale. Në vitin 1962, fundja, ishin lidhjet jozyrtare të njerëzve që shpëtuan botën.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 48 reads



