Nacionalisti Zelenski dhe “lufta” e tij kundër “oligarkëve” dhe ushtrisë ruse
Zelenski fitoi mbështetje popullore falë mbështetjes së oligarkisë ukrainase dhe veçanërisht me mbështetjen e një oligarku në pronësi të një televizioni ku shfaqësh filmi` tij si president` i popullit, të cilin, kur fitoi pushtetin, e ndoqi atë penalisht,
Ylli Përmeti
27/02/2022 - 17:37
Zelenski fitoi mbështetje popullore falë mbështetjes së oligarkisë ukrainase dhe veçanërisht me mbështetjen e një oligarku në pronësi të një televizioni ku shfaqësh filmi` tij si president` i popullit, të cilin, kur fitoi pushtetin, e ndoqi atë penalisht, meqënse kishte premtuar në fushatë se do të luftonte “oligarkinë” por jo të gjithë oligarkinë por vetëm një pjesë të saj: ata që kishin lidhje me Rusinë dhe jo ata që kishin lidhje me perëndimin; miratoi ligjin e “indigjenëve” sipas të cilit rusët kategorizoheshin si joindigjenë ose ardhacakë dhe njerëz të katagorisë së dytë për nga të drejtat; dhe ndoqi politikat shoviniste ndaj popullit rus në Ukrainë të nisura nga Poroshenkua, duke kulmuar me shkeljen e marrëveshjes së Minskut, për të cilin ai akuzon Putinin por Merkeli e përgënjeshtron atë phimin e saj. Si i tillë, ai mund të përshkruhet si “finalizuesi” i përpjekjes shumë-vjeçare të nacionalistëve neoliberalë të Ukrainës për të luftuar kundër Rusisë.
Pas sulmit ushtarak rus në Ukrainë, në sytë e popujve protagonist u bë presidenti i saj, Zelenski, kryesisht sepse qendrimet e tij ishin “patriotike”, në kuptimin që nuk e braktisi vendin për shkak të sulmit por i jepte kurajë ushtrisë dhe shoqërisë së tij për të luftuar kundër…vëllezërve! Por le të kujtojmë se si u ngjit në pushtet, me çfarë qëllimi, dhe kujt i shërbeu dhe…të parashikojmë të ardhmen e tij politike.
Zelenski e projektoi veten si president i Ukrainës që kur luajti rolin e tij si aktor-president dhe motua e tij ishte të luftonte korrupsionin si gjithë demagogët e tjerë të partive neoliberale. Kur ishte aktor mbështeti “euromejdanin” (grushtin e shtetit) dhe ekspeditat e ushtrisë ukrainase në Donbas. Kështuqë ai garoi në kushtet që kishte krijuar Poroshenkua, i cili “çkomunistizoi” vendin nga partitë komuniste dhe statujat (Leninit etj.) dhe zhvilloi luftën ―me mbështetjen perëndimore― në lindje të vendit kundër ―në fakt― vëllezërve të tij: sepse për popuj vëlla bëhet fjalë. Anëtarët e qeverisë së Zelenskit kishin krijuar reputacion ndershmërie dhe pastërtie.
Ngaqë pararendësi i tij dështoi me luftën kundër Donbasit dhe plani i tij ishte të rigjallëronte ekonominë, Zelenski duhet të zgjidhte çështjen e nacionalizmit: kështu ai miratoi një ligj për “popujt indigjenë” të Krimesë që i njihte ata si Tartarë, Karaites dhe Krimçaks, të cilët i mbron ligji se nuk do të përballen me diskriminime, ndërsa shumica e dytë e popullit, rusët, që banonin në Ukrainë, nuk do të njiheshin si “popull indigjen”, sepse ata kishin një shtet jashtë Ukrainës. Madje ai deklaronte se “ata që ndihen rusë të largohen nga Ukraina”!
Reagimi i Moskës ishte i menjëhershëm. Madje nga vetë Putini: ai tha se ligji nuk përputhet me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe “nuk mund ta quash vetëm të padrejtë, por dhe qesharak dhe idiot”. Pasojat e miratimit të tij, shtoi Putini, mund të krahasohen me armët të shkatërrimit në masë.
Më herët Putini kishte thënë se Ukraina është një klloçkë Sovjete dhe se ligji “është një goditje shumë e fuqishme dhe shumë serioze ndaj kombit rus në përgjithësi dhe ne, sigurisht, nuk mund të jemi mospërfillës”. Ai e krahasoi ligjin me Gjermaninë naziste kur njerëzit ndaheshin në indigjenë dhe joindigjenë. “Ndarja mes indigjenëve, në kategori të shkallës së parë dhe shkallës së dytë të popujve ngjan shumë dhe ushton teorinë dhe praktikat e Gjermanisë naziste”, sqaroi ai mes të tjerash. Ai parashikoi se perëndimi nuk do të reagonte. Dhe vërtet, nga një hetim që bëra në internet, nuk gjendet asnjë reagim perëndimor ndaj ligjit përkatës!
Lidhur me korrupsionin ai dështoi në krye të një viti aq sa revista amerikane për marrëdhëniet me jashtë e quajti “fundi i muajit të mjaltit të Vladimir Zelenskit”. Por ai luftoi disa raste korruptive. Për shembull, procedoi, me mbështetjen e administratës së Bajdenit, penalisht pronarin e bankës më të madhe ukrainase: PrivatBank, Igor Kolomoisky, pavarësisht se kur u ngjit në pushtet u ngjit me ndihmën e televizionit të tij. Por bashkëpunoi me oligarkë të tjerë, kryesisht sepse ashtu e diktonte Uashingtoni. Por ai u përpoq të paqëtonte gjendjen në Donbas duke kërkuar mbështetje nga Trampi për të bindur Moskën për bisedime.
Gjatë vitit 2021 ai u përpoq të mbyllte tre televizione të lidhur me një politikan multi-milionerë, Viktor Medvedchuk, që mbështeste Kremlinin. Madje Zelenski i ngriu këtij të fundit pronat bashkë me një linjë nafte të një miku të tij. Këto veprime u mbështetën nga administrata e Bajdenit. Mbyllja e tyre “ishte politika më e rëndësishme e Zelenskit”, pjesërisht sepse kështu fitonte favore nga administrata e Bajdenit, sipas një këshilltari të tij (Mikheil Saakashvili).
Madje për të “luftuar” korrupsionin parlamenti i dominuar nga deputetët e Zelenskit miratoi një ligj për “çoligarkizimin” e vendit. Por kur lexojmë përcaptimin e ligjit kuptohet si ndaj kujt drejtohet! Ligji përcakton se një oligark quhet i tillë kur përputhet me tre kritere: ata që kanë influencë të rëndësishme mbi masmedian; kanë kontroll mbi një monopol biznesi; dhe marrin pjesë në jetën politike dhe kanë një pasuri neto prej 89 milionë dollarë ose më shumë.
Është e qartë se politikat e Zelenskit janë të karakterit nacionalist dhe diktoheshin nga Uashingtoni dhe si të tilla ato synonin dobësimin e influencës së Moskës―ajo që kishte mbetur― në Ukrainë: sepse nuk pamë ndonjë ndjekje penale ndaj “oligarkëve” që anojnë nga perëndimi. Ndoshta mund të pasonte ndonjë ndjekje penale kundër ndonjë “oligarku” dashaperëndimor por është e qartë se qeveria e Zelenskit shtrembëron dhe konceptin “oligarki”: sepse oligarki quhet pushteti që drejtohet nga pak njerëz dhe Zelenski ishte pjesë e saj bashkë me oligarkinë ekonomike.
Kujtoj në fund se Bajdeni është akuzuar nga Trampi se djali i tij është përfshirë në korrupsion në Ukrainë përmes një firme “off-shore”: Burisma. Për të mbrojtur akuzën e tij janë publikuar fakte nga avokati i Trampit: Rudi Xhuliani. Dëshmia kryesore është nga një ish-prokuror ukrainas i cili akuzon Bajdenin për korrupsion: Viktor Shokin. Akuza, në fakt, përfshin dhe disa marrëveshje me Kinën. Ndërsa rasti është nën hetim nga departamenti amerikan i drejtësisë, mundësia për konflikt interesi dyshohet më shumë.
Ky editorial është plotësuar që nga dita e publikimit
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 309 reads



