...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përshkallëzime të mëtejshme në marrëdhëniet ndërkombëtare mes Rusisë, Gjermanisë dhe Amerikës

Dërgimi i armëve minoi përpjekjen e ripajtimit prej dekadash që nga fundi i luftës së dytë botërore dhe pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik

Ylli Përmeti

15/09/2022 - 08:47

Gjermania ka kaluar vijën e kuqe ose kufirin me Rusinë duke dërguar armë në Ukrainë tha ambasadori rus në Berlin, qëndrimet e të cilit reflektojnë qendrimin e Kremlinit. Dërgimi, sipas tij, minoi përpjekjen e ripajtimit prej dekadash që nga fundi i luftës së dytë botërore dhe pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik. “Vetë fakti që regjimi i Ukrainës po furnizohet me armë vdekjeprurëse të prodhuara në Gjermani, të cilat nuk përdoren vetëm kundër anëtarëve të shërbimit të ushtrisë ruse por dhe kundër popullatës civile në Donbas, shkel vijën e kuqe”, tha ai për gazetën Izvestia. Ai shtoi se Gjermania duhet ta dinte më mirë [se kushdo tjetër] “moralin dhe përgjegjësinë historike që ajo ka ndaj popullit rus për krimet naziste” duke theksuar shkeljen e vijës së kuqe me “Rubikonin”: rrugën pa kthim.

Ky është një përshkallëzim tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare pas përshkallëzimit me SHBA-të, për të cilën Rusia ka paralajmëruar se përfshirja e saj në Ukrainë me armë, trajinime dhe shërbime inteligjente, do të çojë në luftë botërore. Madje ish-presidenti rus, Medvedevi, paralajmëroi perëndimin edhe një herë gjatë kohës kur forcat ushtarake ruse u tërhoqën nga rajoni i Karkivit.

Sipas tij, gjysmakët e qendrave idiote kërkimore (think tanks) po çojnë vendet e tyre drejt betejës së fundit (armagedonit) me luftën e tyre hibride kundër Rusisë duke furnizuar pafundësisht me armë dhe ndihmë financiare Ukrainën ndërsa shtiren sikur nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në luftë. Propozimi për garancitë e sigurisë i zbuluar nga Kievi (në 13 shtator 2022) ishte sipas tij një “parathënie drejt luftës së tretë botërore. Ai paralajmëroi se nëse perëndimi vazhdon të “pompojë Kievin me armët e tij më të rrezikshme” ushtria ruse do të lëvizë në nivelin tjetër ku kufijtë e dukshëm dhe parashikimi i veprimeve nga palët do të fshihet dhe konflikti do të marrë përsipër jetën siç bëjnë gjithnjë luftrat.

“Dhe pastaj kombet perëndimore nuk do të jenë të aftë të ulen në banesat e tyre të pastra, duke qeshur se si ata me kujdes dobësojnë Rusinë me luftë të ndërmjetme. Çdogjë do të ketë marrë zjarr rreth tyre. Popujt e tyre do të vjelin dhimbjen e tyre plotësisht. Toka do të përvlohet dhe betoni do të shkrijë. Politikanët mendjengushtë dhe qendrat e tyre idiote kërkimore, duke vërtitur gotën e verës në duart e tyre, thonë se si ata mund të përballen me ne pa u përfshirë në një luftë të drejtpërdrejtë. Idiotë me damkë me edukim klasik” tha ai.

Propozimi për një “traktat sigurie” i hartuar nën kujdesin e ish sekretarit të përgjithshëm të Nato-s, Rasmusen, parashikon SHBA-në dhe aleatët e saj të garantojnë kufijtë e Ukrainës përpara vitit 2014 me armë, municione, ndihmë financiare dhe trajinime, dhe sanksione kundër Rusisë për sa kohë të dëshirojë Kievi dhe t`i kthejnë atij pasuritë ruse të konfiskuara në perëndim.

Ndërsa nuk është hera e parë që ish-presidenti kërcënon me luftë botërorr, ministria e jashtme ruse tha se nëse propozimi nënshkruhet ai nxit BE-në të shitet në skllavëri ose vetë-flijim në emër të Ukrainës, sepse është, sipas saj, “kurth ekonomik”. “Ky është plani diabolik i Uashingtonit për të shkatërruar atë çfarë quhësh më parë hapësira e përbashkët evropiane”, tha zëdhënësja.

Por qendrim tjetër pati zëdhënësi i Kremlinit, Peskovi: ai tha se Rusia duhet të dyfishojë ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë, sepse, sipas tij, “një ndër kërcënimet kryesore të sigurisë sonë kombëtare mbetet, që do të thotë se një nga arsyet kryesore të operacioneve të posaçme mbetet, ose bëhet edhe më urgjente”.

Paralelisht presidentja e Komisionit Evropian paralajmëroi mbizotërim ndaj Rusisë (nëse ajo qendron trime dhe e bashkuar) ndërsa përmendi dhe nevojën për sakrifica. “Qendroj këtu me bindjen se me kurajën e nevojshme dhe solidaritetin e nevojshëm Putini do të dështojë dhe Ukraina dhe Evropa do të mbizotërojë” tha ajo mes të tjerash në një ligjëratë. Më herët zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi Kievin të mos gëzohet shumë me ‘ofesnivën’ e saj sepse ushtria ruse ka aftësi të mëdha për të shkaktuar dëme dhe vrasje të mëdha.

Paralelisht Kievi dhe perëndimi propaganduan “kundër-ofensivën” e ushtrisë ukrainase në Karkiv duke e paraqitur ‘çlirim’. Por perëndimi filloi të ndryshonte qendrim pas njoftimeve nga media perëndimore se Rusia kishte urdhëruar tërheqjen e trupave. Ministria e mbrojtes britanike, për shembull, ndryshoi qendrim dy ditë pas njoftimin të ministrisë ruse duke thënë se “Rusia me shumë gjasa ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga gjithë Karkivi perëndimor i lumit Oskill”.

Përpara këtij ndryshimi, madia britanike njoftoi se “Rusia urdhëroi tërheqjen e turpave” por duke i dhënë kuptim tjetër: se ajo u trondit nga përparimi i forcave ukrainase (të trajinuara dhe armatosura nga perëndimi) ndaj u tërhoq! Por ministria e mbrojtjes ruse kishte njoftuar urdhërin e tërheqjes së trupave ushtarake që në datën 10 shtator. Sipas saj, trupat do të përqendrohen në rajonin e Doneckut. Por qoftë edhe në këtë rast ‘analistët’ perëndimor spekuluan duke thënë se tërheqja ruse lidhet me “rënien e moralit” e të tjera si këto ndërsa të tjerë e lidhën me qëllimin e Rusisë: të çlirojë rajonin e Donabasit.

Një përshkallëzim tjetër u zhvillua në Uashington ku një senator dhe një republikan paraqitën një projektligj ―të kërkuar nga Kievi― për të përcaktuar Rusinë si vend që mbështet terrorizmin. Qëllimi është të mbahet përgjegjëse Rusia për krimet e saj në Ukrainë. Por administrata e Bajdenit nuk e mbështet, sepse ka frikë se mos “pengohet dërgimi i ndihmave humanitare në Ukrainë” ndërsa Moska ka thënë se marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin do të dëmtoheshin keq madje mund të prisheshin tërësisht nëse Rusia do të shtohej në listën e vendeve shtetërore që mbështesin terrorizmin. 

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Rusia sqaroi ‘kufirin’ e SHBA-së në Ukrainë: sipas saj, nëse Uashingtoni furnizon Kievin me raketa me rreze të gjatë, Rusia do të mbrojë veten me “gjithë mjetet në përdorim”. Uashingtoni bëhet bashkëpunëtor në krime me furnizimin e Kievit me armë por “do të kalojë kufirin dhe do të jetë palë në konflikt” nëse ai furnizon Kievin me raketa me rreze të gjatë, tha zëdhënesja e ministrisë së jashtme. Kjo qasje përputhet me doktrinën ushtarake të Rusisë: se ajo do të përdorë gjithë mjetet e përdorshme nëse cënohet siguria kombëtare ruse. Sqarimi pasoi kërkesën e Kievit për t`u furnizuar me raketa amerikane me rreze të gjatë: rreth 300 km. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA