...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qëndrimi i pandryshuar i Trampit ndaj Iranit (që nga vitet `80) dhe përgatitja e tij për luftën ‘përfundimtare’

Trampi nuk po e mbledh thjesht gjendjen në taktika për bisedime, por po fiton kohë nën mbulesën e bisedimeve

Ylli Përmeti

24/03/2026 - 07:59

Ka shumë opinione që mundohen të shpjegojnë qëllimin e vërtetë të Trampit pas “bisedimeve të rreme” me Iranin. Një nga to u botua nga Financial Times. Alex Barker, për shembull, tregon një vazhdimësi të habitshme nga vitet 1980 deri sot në mënyrën e të menduarit të Trampit. Në fund të viteve 1980, gjatë tensioneve të lidhura me luftën Iran–Irak dhe Sundimi i Hormuzit, Trampi argumentonte se SHBA-të po shfrytëzoheshin duke mbrojtur rrugët e naftës që nuk i nevojiteshin, se dobësia paraqeste turpërim, dhe se një sulm vendimtar — si marrja e ngrehinës kyçe të naftës si Ishulli Kharg — mund të detyronte Iranin të tërhiqej.

Pika kryesore e autorit është se mënyra e tij e të menduarit nuk ka ndryshuar, dhe Trampi ende i qaset Iranit përmes trysnisë, ushtrimit dhe forcës. Artikulli përfundon se instinkti i Trampit është të thjeshtojë krizat në një përpjekje për bisedime: ndodhi → afat → përgjigje. Ai gjithashtu hamendëson se “pala që është e gatshme të përdorë më shumë pushtet do të mbizotërojë”. Në logjikën e tij, sjellja e Trampit shihet kryesisht si vazhdim i një logjike të gjatë shtrënguese, e rrënjosur në përshkallëzim dhe besimin se kërcënimet e besueshme do të prodhojnë pajtim.

Arsyetimi im është se përfundimi i tij është i paplotë sepse shpërnjhe zhvillimet e fundit, të cilat tregojnë përgatitje për veprim. Ka prova nga 3–4 ditët e fundit: urdhra që lidhen me forcat e lidhura me praninë e Korpsin Detar të SHBA në Japoni për të lëvizur drejt Hormuzit; raportimi nga Financial Times se Shtëpia e Bardhë po shqyrton vendosjen e forcave tokësore; dhe rreth 4,500 trupa amerikane janë në rrugë për në rajon.

Duke u bazuar në këto zhvillime, përfundimi im është se Trampi nuk po e mbledh thjesht gjendjen në taktika për bisedime, por po fiton kohë nën mbulesën e bisedimeve, me qëllimin e vërtetë për të përgatitur një sulm ndaj Iranit, duke synuar pikat strategjike (një ose disa ishuj) për të krijuar fuqi për bisedime, dhe në të njëjtën kohë duke ndikuar gjendjen rreth sundimit të Hormuzit dhe dinamikës më të gjerë të naftës.

Mënyra e të menduarit e Trampit, me fjalë të tjera, duhet të lidhet me Strategjinë e tij të Sigurisë Kombëtare të vitit 2026 dhe me veprimet e tij dhe nuk mund të mblidhet vetëm në mënyrën e tij të menduarit. Por përpjekja e tij nuk do ta “shpëtojë” nga ‘dështimi përfunmitar’ për të mundur Iranin.

Trump’s Iran playbook was written in the 1980s, Alex Barker, 24 Mars 2026.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA