...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rrëfimi i Pompeos për grabitjen e Amerikës Latine dhe propaganda e zezë anglo-amerikane kundër të majtës marksiste

Unë isha drejtor i CIA-s. Ne gënjyem, ne mashtruam, ne vodhëm. Ne kishim kurse trajinimi

Ylli Përmeti

29/07/2022 - 12:09

Rrëfimi i sinqertë i Mike Pompeos në Universitetin Q&M të Teksasit në 15 prill 2019 si ministër i jashtëm i SHBA-së është dëftues për karakterin e pushtetit politik të Uashingtonit shekullin e kaluar, i cili gjatë shekullit 21 ka marrë përmasa të pashembullta: hegjemoni dhe plaçkitjen dhe rrënimin e kombeve. “Kur isha një kadet, cila është motua e kadetit në West Point?” pyet Pompeua duke u përgjigjur: “Ti nuk do të gënjesh, ose vjedhësh ose tolerosh ata që veprojnë kështu. Unë isha drejtor i CIA-s. Ne gënjyem, ne mashtruam, ne vodhëm. Ne kishim kurse trajinimi. Kjo të kujton lavdinë e eksperimentit amerikan”, tha ai mes të tjerash ndërsa duartrokitet nga të pranishmit (kadetët e rinj etj.).

Ai e quajti rrëfimin e tij “digresion” historik ose e vërtetë e lënë mënjanë nga historia. Por s`është dhe aq digresion (“aside”), sepse “Operacioni Kondor” i mbështetur nga Uashingtoni njihet nga studiuesit. Operacioni në fjalë nxiti grushtet e shtetit në Amerikën Latine të cilët sollën junta ushtarake atje me qëllim eliminimin e të majtës marksiste, ―një aleancë e fshehtë e tetë diktaturave të Amerikës Jugore në vitet 1970-1980 me program për të gjurmuar dhe eliminuar armiqtë e regjimeve të tyre ushtarake― përmes të cilit u pengmorën, torturuan, përdhunuan dhe u vranë dhjetra mijëra kundërshtarë politikë. Vrasjet filluan me grushtin e shtetit në Kili ku u vra Salvador Alende (1973). Siç citon një studim në “The Guardian”: “Condor-i efektivisht integroi dhe zgjeroi terrorin shtetëror të lëshuar përgjatë Amerikës Jugore përgjatë luftës së ftohtë, pas grushteve vijues ushtarakë të të djathtës, zakonisht të nxitur nga SHBA-ja, dhe fshiu demokracinë përgjatë kontinentit”. 

Për veprimtarinë e kësaj aleance ishin në dijeni dhe qeveritë evropiane. Madje ato donin ta kopjonin dhe ta përdornin kundër të majtës evropiane ndërsa vendet e Kondorit kishin planifikuar një fushatë vrasjesh në gjithë Evropën. Kili ndërmori një vrasje në Itali, në tetor të vitit 1975. Raportet e CIA-s tregojnë se brigadat e Kondorit ishin përgatitur të vrisnin njerëz të çdo kombësie që jetonin në Evropë; të gjithë ata që vlerësoheshin si udhëheqës terroristë megjithëse dhe “jo-terroristët ishin gjithashtu kandidatë”.

Madje dhe udhëheqësit e “Amensty International” përmenden si objektiva. Por këto plane nuk u realizuan pasi në vitin 1978 Kili dhe Argjentina u prishën për kufijtë detarë në Kanalin Beagle. Grindja e bëri bashkëpunimin ushtarak të pamundur dhe si pasojë shkaktoi rrënimin e rrjetit Kondor duke pezulluar dhe planet për Evropën.

Bashkëpunimi i qeverive amerikane me diktaturat e Amerikës Jugore, rrjedhimisht, nuk shkaktoi vetëm gënjeshtra, mashtrime dhe vjedhje nga elita amerikane e SHBA-së siç rrëfen Pompeo por dhe vrasje! Ajo shërbeu si një “eksperiment” i cili shtroi rrugën për gënjeshtra, mashtrime, vjedhje dhe vrasje të tjera përgjatë shekullit të 21 në rajone të tjerë të planetit tonë si në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjerë. Këtij plani i parapriu, siç zbulon BBC-ja, propaganda e zezë e viteve `60.

Në këtë të fundit kontriboi dhe Britania; ajo u përpoq përmes veprimeve të fshehta ose “veprimit të posaçëm politik”, siç i quajti qeveria e kohës britanike, të ndikonte në zgjedhjet e kontinentit, të prishte unionet tregtare dhe të nxiste popullin kundër komunizmit, duke përdorur propagandën e zezë, falsifikimin e dokumentave dhe akuzat e rreme kundër të majtës marksiste. Rajoni shihësh me rëndësi në rritje botërisht sepse po rritësh ndikimi i komunistëve veçanërisht pas revolucionit kubanez. Por ngaqë Uashingtoni e konsideroi atë sferën e tij të influencës, ai udhëhoqi planin më pas. Përfshirja e Britanisë u bë për dy arsye:

“Së pari, për të treguar mbështetje për SHBA-në me qëllim që të shtonin pushtetin në një krahazim në rritje të njëanshëm. Së dyti, britanikët donin të shfrytëzonin një rënie të perceptuar të SHBA-së në rajon dhe të kapnin një treg ekonomik në rritje”.

Por këta dy synime nuk qendronin bashkë në mënyrë harmonike. Britania rriti numrin e atyre që punonin mbi propagandën e rajonit dhe M16 hapi stacione të rinj, duke përfshirë Kilin dhe Venezuelën. Misioni kryesor ishte të kundërshtonin komunizmin duke përdorur propagandën dhe duke punuar me kishat, unionet tregtare dhe partitë politike. Operacioni përfshinte krijimin e një reviste me qarkullim të madh në Kolumbi dhe shpërndarjen e panfletëve në Kili dhe Bolivi. Producentët e radiove lokale u korruptuan për të fituar kohë transmetimi dhe të prodhonin regjistrime për t`u transmetuar. Shumat ishin aq të mëdha seqë një britanik mburrësh se “nëse i jepeshin 100,000 strëlina për të transmetuar me to ai mund të blinte thuajse gjithë komentatorët e radios në rajonin Andean”.

Ndërsa për këtë qëllim u përdorën dhe priftërinjtë dhe rinia katolike, Uashingtoni nxiti një grusht shteti në Brazil në vitin 1964 për të rrëzuar presidentin Joao Goulart. Në Kili, ku donin të minonin fitoren e Alendes, ata ndikuan në zgjedhje duke shpenzuar rreth 3 milionë dollarë përgjatë dy viteve. Në tërësi, Britania përdori veprim të fshehtë pjesërisht për të “ruajtur një rol botëror me pak shpenzime”.   

Këtë objektiv e ndihmoi literatura amerikane mbi propagandën e zëze e viteve 1950.  Propaganda është përdorur nga qeveritë britanike përgjatë luftës së ftohtë në rajone të tjerë të planetit: Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Fushata propaganduese ishte e fshehtë. Ajo u zbulua së fundmi dhe nga “The Observer” bazuar në dokumentet e deklasifikuar.  Ajo shpërndante fletushka dhe raporte nga burime të rreme të cilët kishin për qëllim të destabilizonin armiqtë e luftës së ftohtë duke inkurajuar tensione raciale, mbjell kaos, nxitur dhunë dhe duke mbështetur idetë kundër-komuniste. Fushata u zhvillua nga mesi i viteve `50 deri vonë në vitet `70 nga një njësi në Londër e cila ishte pjesë e ministrisë së jashtme (Forin Ofis). Ajo ishte përqendruar kundër Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, grupeve të majta çlirimtare dhe udhëheqës që Britania i shihte si kërcënim të interesave të saj.

Propaganda e zezë dhe gri ka marrë përmasa të pashembullta gjatë dekadës së fundit të globalizmin neoliberal, të cilin e udhëheqë Uashingtoni, sepse “rendi” në fjalë kërcënohet nga Rusia dhe Kina. Vlen të theksohet se sinqeriteti i Pompeos përpara studentëve amerikanë në Universitetin në fjalë, lidhur me veprimet e CIA-s përpara se ta drejtonte, shërben si një “shembull” dhe për ta! Me siguri kur të drejtojnë ata Uashingtonin do të veprojnë njësoj si pararendësit meqë “eksperimentet” e lavdishme amerikane rrënjosen në ndërgjegjjen e tyre edhe me kontributin e sinqertë të Pompeos. Ai nuk do të shërbente si shembull nëse Pompua do ta fillonte rrëfimin e tij duke kërkuar ndjesë.

Rrëfimin e tij, në fakt, e shfrytëzoi media e majtë në vendet e Amerikës Latine për të treguar karakterin e pushtetit politik të Uashingtonit dhe elitave reaksionare latine. Vlen të nënvizohet, gjithashtu, fakti se në kampin socialist, si në vendin tonë, akuzat e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës se perëndimi synonte të minonte ndërmarrjen socialiste dhe të vriste kreun e saj, akuzë për të cilën ka plotë fakte, janë quajtur, dhe nga disa idiotë vazhdojnë të quhen (Fevziu etj.), kryesisht pinjolla të çifligarëve dhe ballistëve të shekullit të kaluar, si “paranoja”!      

Fotografia që shoqëron këtë editorial është e gazetës The Guardian

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA