...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Hebrejtë dhe palestinezët kanë të njëjtët etër dhe të njëjtën mëmë gjuhësore

Ata janë vërtet fëmijët e Abrahamit por historia i ka bërë të ndryshëm në ideologji

SHJ

19/10/2023 - 13:27

Një studim gjenetik i kryer nga studiues të kombeve të ndryshëm tregon se shumica e hebraikëve dhe arabëve ndajnë të njëjtët etër. Sipas tij, më shumë se 70% e meshkujve hebrenjë dhe gjysma e njerëzve arabë trashëgojnë kromozomin Y nga të njëjtët etër. Disa arabë muslimanë janë pasardhës të krishterëve dhe hebrenjëve të cilët jetuan në Levantinin jugor, ku përfshihet Izraeli dhe Sinai. Mostrat e analizuara përfshin 1,371 meshkuj nga 29 popullata duke përfshirë 7 hebreje (ashkenazi, roman, afrikanë verior, kurdë, të lindjes së afërt, jemenitë dhe etiopianë) dhe 16 grupe jo-hebraike nga vendodhje gjeografike të ngjashme. Sipas tij, kromozomi Y për arabët e Lindjes Qendore ishte i padallueshëm nga hebrejtë. Në “arabët e lindjes qendrore” përfshihen palestinezët, sirianët dhe libanezët. Si të tillë, ata janë vërtet fëmijët e Abrahamit por historia i ka bërë të ndryshëm në ideologji. Një studim tjetër tregon të njëjtin fakt por e ndan atë në dy grupe: J1 dhe J2, të cilët kanë jetuar 4300+/₋500 vjet më parë. 

Kuptimi i fjalës “palestinë” vjen nga fjala hebraike “pleséth” që ka kuptimin “vend i filistinëve”. Filistinët ishin një populli i vjetër që jetonin në bregdetin jugor të Palestinës në shekullin e 12 p.e.s. përpara ardhjes së izraelitëve, me të cilët u përplasën dhe ku u mundën nga mbreti David. Filistinët erdhën nga Kaftori, ndoshta nga Kreta, megjithëse nuk ka prova arkeologjike. Fjala “hebre” vjen nga fjala hebraike “yehudhi, yehudha”, që njihet si “juda”, emër me të cilin është quajtur djali i Jakovit, një nga krerët e dymbëdhjetë fiseve të Izraelit. Fjala “izrael” vjen nga hebraishtja, “yisra`el”, që ka kuptimin e “luftës me zotin”. Studimet tregojnë se populli palestinez dhe populli izraelit kanë të njëjtën origjinë gjuhësore dhe kur u krijua shteti i Izraelit shekullin e kaluar sionistët u kujdesën të mbivendosnin dialektin e zhvilluar kryesisht në Evropë mbi dialektin palestinez:

“Sionizmi, lëvizja kombëtare që ka çuar Palestinën historike të humbasë gjuhën e saj arabe—duke folur shumicën vendase në të mirë të një komuniteti ardhës që kishte zhvilluar një variant të ri të hebraishtes si gjuhën e tij kryesore, ka vendosur qëllimshëm hebrenjtë me orgjinë arabe përbri palestinezëve në vende si Acre. Kjo pranëvënie e popujve gjuha nënë e të cilëve është e njëjtë — ndalon dallime dialektike — është shtuar tinëzisht nga politika e “përçarjes dhe sundimit”: hebrenjtë Mizrari u bënë të besonin se gjuha e tyre e vjetër, arabishtja, është më e ulët se e elitës Ashkenza (Hebrenjë evropian), pjesërisht sepse ajo është gjuha e armikut të Palestinës, gjithashtu dhe armiqësore e vendeve fqinje. Si pasojë e drejtëpërdrejt e kësaj strategjie, përdorimi i gjuhës arabe mes vendasve hebrenjë në Izrael, dhe më shumë mes pasardhësve të tyre, ka parë një rënie të mprehtë. Qëllimi i vetëm për të cilin disa hebrenjë Mizrahi u inkurajuan të përdornin arabishten e tyre në ditët e hershme të shtetit të Izraelit, ishte brenda kontekstit të ushtrisë shtetërore dhe aparatit inteligjent civil. Qoftë dhe atëherë, atje ishte bërë një dallim në ofiqet ushtarake dhe qeveritare mes “arabëve”, të cilët vinin nga brenda komunitetit Mizrahi, dhe “orientalistëve”, të cilët ishin edukuar në Evropë ose në Universitetin Hebraik në Jeruzalem”.

Krahas synimit gjuhësor sionistët u kujdesën të krijonin një etnografi tjetër, ndryshe nga arabët: veshjet e tyre ndryshojnë shumë nga veshjet arabe. Këto të fundit frymëzohen nga feja islame ose nga mësimet e Muhametit sipas të cilit veshjet e muslimanëve duhet të jenë të njëjta në model, të thjeshta dhe të mbulojnë gjithë trupin. Ata kanë krijuar, gjithashtu, fenë e tyre, judaizmin, fe monoteiste e zhvilluar mes hebrenjëve të vjetër që karakterizohet nga besimi në një Zot transedent i cili zbuloi veten tek Abrahami, Mojsiu dhe profetët hebre dhe një jetë fetare në përputhje me shkrimet e shenjta dhe tradidat rabinike: një mënyrë adhurimi dhe një jetë të disiplinuar që janë praktikuar nga hebraikët deri në kohët moderne. Përballë kësaj qasje qendrojnë palestinezët shumica e të cilëve janë muslimanë, si pasojë e perandorisë otomane. Gjendja e tyre mendore, rrjedhimisht, është e ndryshme por nuk mund të përbëjnë problem nëse të dyja fetë quhen të barabarta dhe janë subjekt dyshimi dhe shqyrtimi nga popujt përkatës.     

Pjesë nga studimi që vijon:

Aparteidi sionist, ndryshimi i kursit në Uashington dhe e ardhmja e Palestinës

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA