...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ursulla ndihmon korporatat evropiane të shfrytëzojnë Ballkanin ndërsa zgjeron pushtetin e Brukselit

Ajo premtoi më shumë rritje për rajonin tonë duke përmendur disa raste, se po konvergojnë, por studimet tregojnë se disa anëtarë të BE-së (qendror dhe lindor) po konvergojnë, ndërsa të tjerët (jugorë) po divergjojnë

Ylli Përmeti

14/10/2025 - 09:33

Von der Leyen njoftoi hyrjen e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) me qëllim që t'u kursejë kompanive tona "rreth 500 milionë euro në vit"... ajo e mbrojti politikën e saj me rritjen "e jashtëzakonshme" të Polonisë dhe Kroacisë. Ajo njoftoi gjithashtu lidhjen e kompanive tona me katër superkompjuterët e BE-së "për të zhvilluar zgjidhje evropiane të IA-së... duke ngritur një rrjet Fabrikash të IA-së në të gjithë Evropën", duke hapur "Fabrika të IA-së në BP, duke ngritur dy Antena Fabrikash në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi" dhe "duke zbatuar një rrjet dixhital me shpejtësi të lartë në të gjithë rajonin".

Kjo nënstrukturë "do t'u lejojë kompanive në 6 partnerë të lidhen me këto fabrika", duke qasur nënstrukturën e IA-së të Evropës, duke ia dhënë fuqinë llogaritëse të Unionit shërbimit tonë. Lidhur me energjinë e pastër, ajo premtoi ta shndërrojë BP-në në "qendra për të prodhuar, ruajtur dhe ndarë energji të pastër me pjesën tjetër të Evropës". Kështu, ajo njoftoi një "ruajtje energjie në Mal të Zi". Për të "mbushur zbrazëtinë kritike në zinxhirët e furnizimit industrial të Evropës (për prodhimin e baterive për industrinë automobilistike, përbërësit për industrinë farmaceutike, riciklimin e tekstileve për industrinë e modës, ushqimin e kafshëve për industrinë agro-ushqimore), Brukseli do të ndërtojë një "Autostradë të Tregut të Përbashkët", me qëllim që të sjellë aleanca lokale mes kompanive në rajon dhe Unionit. 

Gjykuar nga çka Ursula njoftoi në Tiranë dhe nga kriza energjetike e BE-së, e kuptoj se ajo ka nevojë të shfrytëzojë burimet tona të energjisë përmes një njësie baterish të ndërtuar në Mal të Zi dhe jo në vendin tonë (me sa duket, sepse vendi ynë nuk është i besueshëm) dhe dëshiron të zgjerojë prodhimin e vendeve evropiane në vendin tonë përmes infrastrukturës (autostradës) duke u kursyer ndërmarrjeve dhe qytetarëve tanë disa pará përmes SEPA-s.

Kjo është në kundërshtim me çka ajo premtoi në fushatën e saj të fundit për t`u rizgjedhur: “konvergjencë shoqërore, territoriale dhe ekonomike”. Edhe pse ajo mund të mbrohet me shumën që BE-ja ndau për rajonin tonë - 6 miliardë euro - vitin e kaluar, është e qartë për ne (bazuar në historinë ekonomike të rajonit tonë ose në teorinë ekonomike ortodokse dhe marksiste, se sa herë që dy ose më shumë vende të pabarabarta, në terma ekonomikë, bashkohen në një bashkim ekonomik, më të fuqishmit do të mbizotërojnë) se ato miliarda nuk janë të mjaftueshme për të arritur konvergjencën ose barazi ekonomike, veçanërisht kur vendet fqinje si Greqia dhe Italia nuk e kanë arritur ta bëjnë atë për dekada, dhe kryeministri ynë është plotësisht i zvetënuar dhe ka shkatërruar bujqësinë tonë, ka vjedhur fondet bujqësore të BE-së dhe ka shkatërruar burimet tona të energjisë (ose industrinë tonë të naftës) dhe ekonominë tonë në përgjithësi…

Ardhja e Ursullës u paraqit në frymën që e paraqiti Rama por dhe ajo nga media e oligarkisë. Për shembull, “Shqiptarja.com”, theksoi “rrugën e duhur drejt BE-së dhe “pregresin rekord me negociatat” që përmendi Ursualla ndërsa nga Rama theksuan “mbylljen e kapitujve në vitin 2027 si “jo ëndërr por bindje”.  

Topi s`ndryshon shumë: “Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana. Rama: Kapitujt i mbyllim brenda 2027. Berisha: Plotësojmë vetëm 1 kusht”, domethënë, se vendi ynë plotëson vetëm kriterin e të qenit vend “gjeostrategjik” por nuk e sqaron atë ndërsa shtoi se për shkak të Ramës kanë ikur nga Shqipëria 1.099.000 qytetarë dhe ai ka gjithë pushtetet me mbi 88% të mbi 220 mijë punonjësve në administratë ose drejtorinë shtetërore i përkasin partisë-shtet; burgosi “liderë” dhe “deputetë” të opozitës dhe i ktheu zgjedhjet në farsë...ndërkohë që partitë e tjera heshtën (pse heshti Qori vallë?!)!

Kështu nuk përmendën as të vërtetat e mëdha të Ursullës (e cila nuk u përmbahet zotimeve), të cilat nuk janë në dobi të vendit tonë, as të vërtetat lidhur me gjendjen e ekonomisë sonë...

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA