...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse nuk e shqyrtojnë në publik ‘zbulimin’ e jashtëtokësorëve nga Pentagoni elitat akademike dhe fetare?

Dy janë variantet që diskuptojnë ufologjistët se pse elitat politike –në dijeni të fenomenit— nuk duan ta publikojnë fenomenin: njëri për të ruajtur pushtetin ose për ta përdorur dijen përkatëse për qëllime ushtarake dhe tjetri...

SHJ

14/01/2018 - 15:52

Zbulimi i programit të Pentagonit nga “New York Times” ku tregohet një pjesë tejet e vogël e një video-regjistrimi nga aeroplanë ushtarakë amerikanë të një anije kozmike—brerore ndriçuese— që udhëtonte, sipas tyre, me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe pazhurmë, një program që administrohësh nga inteligjenca ushtarake amerikane, por që departamenti i mbrojtjes kurrë nuk e pranoi ekzistencën e tij, sepse sipas tij programi përfundoi në vitin 2012, por që ai vazhdoi me sponsorizimin e trilionerëve amerikanë, dhe për pasojë u pranua se ekziston pasi shtypi e shqyrtoi, ku pranohet –për herë të parë zyrtarisht— ekzistenca e jashtëtokësorëve, dhe se ata kanë vrojtuar qindra raste të ngjashëm, ku një astrofizikante arguentonte se janë “fenomene të pashpjegueshme“ në sytë e shkencës (...) ndërsa një ish-inxhinier i NASA-s dhe autor i një dyzinë librash nënkuptoi se ato janë veprimtari njerëzore që nuk duan që të tjerët të dijnë për ta sepse janë të lumtur të fshihen në zhurmë ose qoftë edhe ta paraqesin si kamuflazh...dhe se Amerika ndërkombëtarisht është shumë e prapambetur në këtë çështje, sepse shkencetarët janë frikësuar me dëbim dhe media me turp, ndërsa Rusia dhe Kina janë më të hapur dhe punojnë me organizata të mëdha në vendet e tyre, bashkë me Belgjikën, Francën, Anglinë, Afrikën Jugore dhe Kilin, duke e diskutur këtë çështje në publik...tregon shumë për njerëzimin.     

Së pari, ‘zbulimi’ është historik në kuptimin zyrtar të tij: sepse ka vite që studiuesit tregojnë me fakte ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe përgjithësisht është krijuar bindja se nuk jemi vetëm në Univers. Së dyti, astrofizikantët e establishmentit heshtin sepse në terma fizik ata s’e kuptojnë se si mund të krijohet një anije kozmike e llojeve që shfaqen. Së treti, studiuesit e fushës tregojnë se tashmë ekziston një elitë “transnacionale” e cila qendron mbi elitat politike me dije të anijeve kozmike që kërkon të mos e ndajë dijen përkatëse me popujt për të ruajtur pushtetin e saj – pushtet, i cili buron kryesisht nga burimet energjitike të fosileve. Në këtë kuptim, elitat politike nuk janë në dijeni as për projektet që janë ndërmarrë në të kaluarën as për projektet që ndërmerren aktialisht dhe të tjerë që do të ndërmerren në të ardhmen.

Sidoqoftë, është e qartë se elitat politike që konsiderohen më “të hapura” nga establishmenti amerikan nuk kanë qarkulluar ende ndonjë ‘zbulim’ zyrtar pavarësisht se kanë! Kështuqë, disa elita politike janë në dijeni të fenomenit. Por për arsyet e tyre, nuk zbulojnë vrojtimet. Dy janë variantet që diskuptojnë ufologjistët se pse elitat politike –në dijeni të fenomenit— nuk duan ta publikojnë fenomenin: njëri për të ruajtur pushtetin ose për ta përdorur dijen përkatëse për qëllime ushtarake dhe tjetri, për ta paraqitur si kërcënim për njerëzimin. Përmes këtij të fundit, elitat ekonomike dhe politike, ‘transnacionale’, kërkojnë të kompletojnë rendin e ri botëror me një qeveri botërore!

Po elitat fetare, pse nuk e shqyrtojnë –tashmë që pranohet ekzistenca- fenomenin?      

   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA