...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zbulohet çimentua jetëgjatë e romakëve

SHJ

05/07/2017 - 08:32

Studiuesit kanë kuptuar –më në fund, përbërjen kimike të çimentos romake e cila i reziston ndryshimeve klimatike për mijëra vjet. Muret e vjetër të ndërtuar nga Romakët përdornin një çimento të përbërë nga pluhuri gëlqeror dhe vullkanik i cili lidhësh me gurët. Elementi vullkanik e bënte çimenton të kundërvepronte me ujin e detit dhe e forconte ndërtesën. Tashmë zbuluesit besojnë se kjo veçori mund të çojë në krijimin e materialeve më miqësor për mjedisin. Ndryshe nga përzierja e çimentos moderne e cila gërryhet me kalimin e kohës, çimentua romake, veçanërisht në praninë e ujit të detit, fiton fuqi nga ekspozimi.

Në provat pararendëse me mostra nga muret e vjetër romak detar, studiuesit mësuan se çimentua përmbante një mineral të veçantë të quajtur “alumin tobermorite”. Ata besojnë se kjo substancë kristalizohet në gëlqere sepse përzierja romake gjeneronte nxehtësi kur ekspozohësh në ujë deti. Studiuesit gjetën sasi të konsiderueshme grimcash tobermoritesh të cilat rriteshin përmes strukturës së çimentos me një mineral poroz të quajtur “phillipsite” (një silkat ose zeolit i shuar në ujë prej potasiumi, kalciumi dhe alumini).

Ekspozimi i tij në ujë deti ndihmonte këto kristale të rriteshin me kalimin e kohës, duke e përforcuar çimenton dhe duke parandaluar zhvillimin e çarjeve. Ndryshe nga parimet e çimentos moderne, romakët krijonin një çimento si gur e cila mbrothet në shkëmbime kimike me ujë deti. Është një përzierje shumë e rrallë në Tokë. Çementua moderne ndërtohet bazuar në çimenton e portlandid (çimentua hidraulike), e cila përfshin nxehjen dhe shtypjen (shkërmoqjen) e përbërësve të ndryshëm duke përfshirë gurin gëlqeror, gur ranor, pluhur shkumësi (gjips), hekur dhe deltinë (argjil).

Materiali i shkërmoqur pastaj përziehet me “agregatë” si gurë gëlqeror ose rërë të zezë, të marrë zakonisht nga shtretërit e lumenjve, duke i dëmtuar ata, për të ndërtuar struktura me çimento. Procesi i krijimit të çimentos, për më shumë, bart një ndëshkim mjedisor të rëndë: sepse ai është përgjegjës për rreth 5% të çlirimit botëror të CO². Studiuesit tashmë po provojnë materiale të rinj me ujë deti dhe gurë vullkanik.

Por ndryshe nga koha romake, kur gurët vullkanik ishin me bollëk, tashmë gurët duhet të merren në vende ku vullkanët kanë prodhuar dhe për ne. Gjithashtu, studiuesit thonë se do të na duhen vite deri sa të kuptojmë formulën e përpiktë romake.            

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA