...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika dërgon një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme dhe paralajmëron Iranin me luftë

Bolton tha se ndërsa Amerika nuk “kërkonte luftë” me Iranin, ajo ishte e “përgatitur plotësisht për t`iu përgjigjur çdo sulmi ose kundër luftës së ndërmjetme, ose kundër trupave të gardës revolucionare islamike ose kundër fuqive iraniane”

Voa-SHJ

06/05/2019 - 16:08

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanembajtësen USS Abraham Lincoln me një flotë avionësh luftarakë dhe bombarduesish në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj atyre që Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se janë "një numër treguesish shqetësues dhe paralajmëruesish që po shkallëzohen dhe që lidhen me Iranin.
 
Në një deklaratë të dielën në mbrëmje, zoti Bolton tha se këto veprime po merren për të "dërguar një mesazh të qartë dhe të pagabueshëm ndaj regjimit iranian, se çdo sulm ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara apo ndaj atyre të aleatëve tanë do të përballen me forcë të fuqishme ".
 
Përveç transportuesit USS Abraham Lincoln, në grupin e mjeteve ushtarake përfshihen avionë luftarakë, helikopterë, destrojerë dhe më shumë se 6,000 marinarë të cilët u nisën nga Shtetet e Bashkuara në fillim të prillit.
 
Zyrtarët iranianë nuk reaguan menjëherë publikisht ndaj njoftimit të zotit Bolton.
 
Administrata e Trump ka punuar për atë që e quan një "fushatë maksimale presioni" kundër Iranit, në mënyrë që ky vend të ndryshojë sjelljen, siç është sponsorizimi i grupeve terroriste dhe atë që Shtëpia e Bardhë pohon është një program raketash balistike që kërcënon Shtetet e Bashkuara.
 
Në përgjigje të emërtimit nga SHBA të Rojes Revolucionare Islamike një grup terrorist, Irani u përgjigj duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetës shtetëror i terrorizmit dhe i forcave të tij në Lindjen e Mesme. Voa
 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA