Amerika dhe Meksika “ndryshojnë” (më shumë në formë se sa në përmbajtje) NAFTA-n
Marrëveshja ruan tregun patarifa për prodhimet e fermave por me masa të reja në etiketa dhe standarte shëndeti
SHJ
28/08/2018 - 09:27
Në fushatën presidenciale të viti 2016-të Trampi premtoi rinegocimin ose daljen nga NAFTA, një pakt i vitit 1994 i realizuar nga Klintoni që hoqi tarifat, integroi zinxhirin e furnizimit dhe forcoi lidhjet ekonomike përgjatë kontinentit (Kanadasë, Amerikës dhe Meksikës). Trampi e fajësoi atë për humbje të vendeve të punës ngaqë prodhimi u zhvendosë në jug të Amerikës pavarësisht se varreshte të stërmëdha të bizneseve dhe konsumatorëve amerikanë vareshin nga pakti. Palët u pajtuan për rregulla striktë për eksportet meksikane të automjeteve në SHBA, duke përfshirë kërkesat se 75 për qind e përmbajtjes të ndërtohen në Amerikën Veriore, dhe 40-45 për qind të ndërtohen nga puntorët që fitojnë të paktën 16 dollarë për orë –një masë që synon të dekurajojë manifakturuesit amerikanë për t`u zhvendosur në Meksikë për rroga më të ulëta.
Disa nga termat e pajtuar duke përfshirë rregullat e rinj për eksportet e automjeteve në Amerikë u hartuan për të kufizuar dyndjen e auto-pjesëve kineze në tregun meksikan. Marrëveshja ruan tregun patarifa për prodhimet e fermave por me masa të reja në etiketa dhe standarte shëndeti. Ajo ruan gjithashtu regjimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ekzistues të investitorit për sektorët e energjisë dhe telekomunikacionit. Marrëveshja nuk u prit mirë nga “tryeza e rrumbullakët e biznesit amerikan” e cila paraqet shumë nga ndërmarrjet “blue-chip” (ndërmarrje që aksionet e tyre konsiderohen investim i sigurt por më pak të sigurta se aksionet e “gilt-edged”) në Amerikën korporative: sepse, sipas tyre, marrëveshja shënoi “një hap pas” krahasuar me status quo-në – sepse çdo marrëveshje duhet ta zgjerojë tregun jo ta kufizojë atë. Sidoqoftë, është e qartë se marrëveshja ndryshon më shumë në formë se në përmbajtje.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 9 reads



