...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika hakmerret ndaj tarifave kineze ndërsa Kina përgatitet për hakmarrje tjetër

Kina thotë se do të kundërpërgjigjet në se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të vendosin tarifa të reja ndaj mallrave kineze.

Voa

19/06/2018 - 19:04

Presidenti Donald Tramp njoftoi të hënën se i ka kërkuar përfaqësuesve amerikanë të tregtisë të identifikojnë një listë produktesh me vlerën e 200 miliardë dollarëve që do të preken nga tarifat e reja prej 10 për qindsh.

Presidenti tha se ky veprim është si hakmarrje ndaj vendimit të Pekinit për vendosjen e tarifave ndaj mallrave amerikane me vlerën e 50 miliardë dollarëve, si përgjigje ndaj tarifave të para të vendosura prej tij.

Të martën, Ministria e Tregtisë e Kinës e kritikoi veprimin e fundit të zotit Trump, si “asgjë më tepër, se sa një presion i madh dhe shantazh” dhe “një devijim nga konsensusi i arritur mes të dyja palëve” gjatë bisedimeve shumëpalëshe.

Donald Trump tha se ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me Presidentin kinez Xi Jinping, "por se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë më që Kina dhe vende të tjera të nxjerrin përfitime nga tregtia me Shtetet e Bashkuara”.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA