...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika kërcënon Rusinë me ndërhyrje ushtarake

Ambasadorja uli tensionin duke thënë në Tweeter se ajo nuk synonte të kërcënonte Rusinë me një goditje parandaluese dhe se ajo thjesht donte të citonte se Moska duhet t`i përmbahet traktatit ndryshe Amerika do të detyrohet të përputhë aftësitë e saj ushtarake për të mbrojtur Amerikën dhe NATO-n

SHJ

03/10/2018 - 07:57

Amerika do të kërkojë rrugë të heqë raketat e reja ruse nëse ato vendosen në punë, tha ambasadorja amerikane në NATO duke akuzuar Moskën për zhvillimin e armëve që “shkelin” traktatin e armëve bërthamore të realizuar shekullin e kaluar mes Amerikës dhe Sovjetëve. Bëhet fjalë për traktatin e forcave bërthamore me rreze të ndërmjetme i cili ndalon përdorimin e gjithë raketave bërthamore dhe konvencionale, gjithashtu dhe lëshuesit e tyre, që kanë rreze mes 500 km dhe 5.500 km. Amerika pretendon se Moska nuk i përmbahet traktatit. Por Rusia e ka refuzuar në mënyrë të përsëritur pretendimin. Si rezultat, ministria e mbrojtjes ruse argumentoi se kërcënimi amerikan është agresiv dhe shkatërrues duke shtuar se do të kenë një përgjigje të hollësishme nga ekspertët ushtarakë ruse.

Më vonë, ambasadorja uli tensionin duke thënë në Tweeter se ajo nuk synonte të kërcënonte Rusinë me një goditje parandaluese dhe se ajo thjesht donte të citonte se Moska duhet t`i përmbahet traktatit ndryshe Amerika do të detyrohet të përputhë aftësitë e saj ushtarake për të mbrojtur Amerikën dhe NATO-n. Argumentet e ambasadores vijnë pak javë pas nënshkrimit të një akti nga Trampi (NDAA) i cili përmbanë mes të tjerash akuza se Moska ka shkelur traktatin (INF). Moska akuzon Amerikën dhe disa nga aleatët e saj se po e shkelë traktatin në dijeni duke zhvilluar Mk-41 sisteme lëshuese pranë kufijëve të Rusisë. Por Uashingtoni e mohon akuzën. Sipas aktit të nënshkruar nga Trampi, ligjvënësit amerikanë dhanë 58 milion dollarë për t`u përballur me papërputhshmërinë e Rusisë me traktin. Masat përfshijnë një program kërkimi dhe zhvillimi mbi një raketë me rreze të ndërmjetme të lëshuar nga toka, i cili nuk duhet të shkelë traktatin. Ligjvënësit ruse kanë premtuar kundërmasa se nëse raketa e deklaruar nga Kongresi bëhet pjesë e arsenalit amerikan, ata do të zhvillojnë dhe adoptojnë të njëjtën armë, sepse Rusia i ka kapacitetet ushtarake dhe teknike për këtë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA