...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika mund të rifillojë manovrat ushtarake me Korenë e Jugut ndërsa Rusia bllokoi raportin në KS

Paralel me “kërcënimet” ushtarake, Rusia bllokoi në Këshillin e Sigurisë raportin e rrjedhur në “Reuters” që pretendonte se Koreja vazhdon programin e saj raketor dhe bërthamor dhe se furnizonte disa shtete në Lindjen e Mesme dhe Afrikë me armë dhe eksportonte lëndë djegëse, duke përfshirë qymyrin dhe naftën, të cilët ndalohen nga sanksionet…sepse, sipas Rusisë, rrjedhja shkelte regullat dhe praktikat e komitetit të Këshillit

SHJ

31/08/2018 - 14:33

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë në çdo kohë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë nëse nuk ka përparim në çështjen e çnuklearizimit të Koresë së Veriut. Ai paralajmëroi gjithashtu se "ato do të jenë shumë më të mëdha se ndonjëherë më parë".

Presidenti Trump e bëri deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbrëmë nëpërmjet Twitterit, duke fajësuar Kinën për vështirësitë në marrëdhëniet e SHBA me Korenë e Veriut.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze i quajti komentet e Presidentit Trump "të papërgjegjshme" dhe konfuze. Ajo tha se SHBA duhet që së pari të shikojnë veten e tyre përpara se t’ua hedhin fajin të tjerëve për mungesë përparimi me Penianin.

Presidenti Trump, megjithatë, la të kuptohet se ekziston ende mundësia për përparim diplomatik duke thënë se ai "beson që marrëdhënia e tij me Kim Jong Un-in është shumë e mirë dhe e ngrohtë" dhe nuk sheh "asnjë arsye tani për tani" që të shpenzohen para për stërvitjet e përbashkëta me Korenë e Jugut.

Në Samitin e Singaporit në qershor, zoti Trump mori vendimin e papritur për të pezulluar stërvitjet e përbashkëta pasi Kim Jong Un bëri një premtim të gjerë për "të punuar drejt çnuklearizimit të plotë të gadishullit Korean".

Komentet e Presidentit Trump vijnë një ditë pasi sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis tha se Pentagoni po shqyrton rifillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut vitin e ardhshëm.

Zoti Mattis tha në një konferencë shtypi në Pentagon se pezullimi i stërvitjeve këtë verë ishte një "gjest mirëbesimi" ndaj Koresë së Veriut, por se ky nuk është një angazhim që mund të vazhdojë pa fund. Voa   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA