...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Antarktida shënon temperatura rekord (20.75°C) ndërsa i shkëputen ajsbergë gjigandë

Antarktidës po i shkëputen për ditë ajsbergë akulli. Më i madhi u shkëput përgjatë korrikut të vitit 2017-të. Sipërfaqja e tij ishte rreth 6,000 km² ose thuajse sa një e katërta e sipërfaqes së Shqipërisë

SHJ

10/02/2020 - 15:29

Ndërsa qeveria “Obama” ndezi dritën e jeshile për Shell-in për të shpuar në Arktik duke shpërnjohur shkrirjen e hatashme të akujve atje[1] dhe Rusia përparon planet e saj, shkrirja e akullit të Antarktidës gjendet në një fazë tepër kritike: sepse asaj po i shkëputen për ditë ajsbergë akulli. Më i madhi u shkëput përgjatë korrikut të vitit 2017-të, sipërfaqja e të cilit ishte rreth 6,000 km² ose thuajse sa një e katërta e sipërfaqes së Shqipërisë.[2]

Në të kaluarën ka patur ajsbergë të mëdhnj: më i madhi —i regjistruar— ka qenë rreth 32 km² në vitin 1956 ndërsa është pushtuar në temperaturat më të larta të shënuara ndonjë herë: 18.3°C, duke tejkaluar rekordin e shënuar në vitin 2015-të prej 17.5°C! Rreth një javë më pas, termometri shënoi një tjetër rekord: 20.75°C! Paralelisht me këtë rekord u shënua një tjetër: shkëputja e një ajsbergu prej 300 km² krahas ajsbergëve të tjerë! Rajoni që shikon drejt Amerikës jugore është një nga rajonet që po ngrohet me shpejtësinë më të madhe mbi tokë duke shënuar 3°C përgjatë 50 viteve të fundit. Si pasojë, thuajse gjithë akujt e bregdetit perëndimor kanë shkrirë: rreth 87% në kohën kur “sasia e akullit të humbur çdo vit nga shtresa e akullit të Antarktidës u rrit të paktën gjashtëfish mes 1979 dhe 2017”.[3]

Studiuesit paralajmërojnë se efektet katastrofike të ngrohjes globale mbi shtresat e akujve dhe ngricat e përhershme për Arktikun dhe Antarktidën, do të jenë katastrofike: sepse që të dy rajonet po ngrohen me shpejtësi më të madhe se pjesa tjetër e planetit. Nëse vazhdon shkrirja e akujve në Polin Jugor, studiuesit parashikojnë se niveli i detit do të rritet me të paktën tre metra.[4] Kujtoj se ky parashikim nuk konsideron humbjen e akullit në Arktik (ku humbjet janë mbi 40%!) dhe vende të tjerë. Nuk do të ishte e çuditshme që një raport i Komisionit Ndërqeveritar në OKB mbi ndryshimet klimatike, që njihet si një standart ari për studime shkencore, ravijëzoi vitin e kaluar kërcënimet e qindra miliona njerëzve nga shkrirja e akujve në Greolandë dhe Antarktidë dhe rritja e nivelit të deteve.[5]



[1]Obama’s catastrophic climate-change denial, N. Y. Times, May 12, 2015.

[2]Giant iceberg splits fro Antarctic, BBC, 12 July, 2017.

[3]Macron njofton masa për mbrojtjen e mjedisit, Voa, 14 shkurt 2020.

[4]Antarctic island record temperature, BBC, 14 Feb 2020.

[5]Tempruture in Antarctica touches record hight of more than 18C, FT, Feb 7, 2020.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA