BE-ja dhe Kanadaja përgatiten për kundërmasa ndaj tarifave amerikane
Ashtu si Kanadaja, Bashkimi Evropian po përgatitet për kundërmasa për tarifat doganore të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminin, tha Merkel.
DW
11/06/2018 - 08:28
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu të dielën në darkë keqardhjen për vendimin e papritur të Presidentit Donald Trump për t'u tërhequr nga deklarata e grupit G7. "Shpallja e tërheqjes, përmes një cicërime në twitter na bën sigurisht esëll si dhe pak të dëshpëruar" - tha Merkeli në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD pas samitit të G7 në Kanada.
Ashtu si Kanadaja, Bashkimi Evropian po përgatitet për kundërmasa për tarifat doganore të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminin, tha Merkel.
Gjermania dhe BE-ja vazhdojnë t'i përmbahen komunikatës
Pas kthimit të saj në Berlin një zëdhënës i qeverisë kishte thënë se Gjermania është dakord me komunikatën për të cilën u diskutua në La Malbaie, të Kanadasë. Edhe Bashkimi Evropian reagoi pas tërheqjes së Trampit. Një zëdhënës i Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, tha "Ne i përmbahemi komunikatës, siç është rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit."
SHBA-ja dhe gjashtë vendet e tjera të G7 - përfshirë edhe aleatët kryesorë perëndimorë të Amerikës Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Kanadanë - arritën që pavarësisht dallimeve të thella mbi çështjet e tregtisë dhe ndryshimit të klimës, të bien dakord në samit në minutën e fundit për deklaratën përfundimtare prej tetë faqesh. Por pas kësaj Trampi u tërhoq.
Trampi e argumentoi në Twitter largimin e tij prej deklaratës përfundimtare - deri tani një hap unikal në historinë 40-vjeçare të G7 - me qëndrimin e presidentit kanadez Trudeau ndaj tarifave doganore amerikane për çelikun dhe aluminin. Trudeau tha në konferencën përfundimtare për shtyp, se tarifat doganore kundër BE-së dhe Kanadasë, që Trumpi i justifikon me ruajtjen e interesave amerikane të sigurisë, janë "disi ofenduese" dhe se Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë po ashtu tarifa më të larta doganore ndaj mallrave amerikane.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 10 reads




