...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Çfarë di Uashingtoni që nuk e di Moska për “luftën” në Ukrainë?

Pas thirrjes së Uashingtonit për largimin e menjëhershëm të qytetarëve amerikanë nga Ukraina, duke përfshirë dhe personelin jo-urgjent nga ambasadat, pas të cilës pasuan shumë vende të tjerë duke përfshirë dhe Shqipërinë, pasoi masa ruse

SHJ

12/02/2022 - 17:25

Pas thirrjes së Uashingtonit për largimin e menjëhershëm të qytetarëve amerikanë nga Ukraina, duke përfshirë dhe personelin jo-urgjent nga ambasadat, pas të cilës pasuan shumë vende të tjerë duke përfshirë dhe Shqipërinë, pasoi masa ruse, sipas së cilës, gjithë diplomatët rusë në Ukrainë kthehen në atdhe për shkak të frikës së “provokacioneve”. Moska tha se vendet perëndimore mund të kenë të dhëna që nuk janë ndarë me Rusinë.

Ne po nxjerrim një përfundim se kolegët amerikanë dhe britanikë janë ndoshta në dijeni për disa veprime të dhunshme të përgatitura në Ukrainë që mund të cënojnë seriozisht sigurinë...duke patur frikë për provokacione të mundshme nga Kievi ose vende të treta, ne kemi marrë një vendim për disa optimizime të punonjësve në misionet tona në Ukrainë”, tha zëdhënësi i ministrise së punëve të jashtme ruse.     

Pas zëdhënësit në fjalë pasoi paralajmërimi i ministrit të jashtëm rus Lavrov ndaj homologut të tij amerikan Blinkenit në një bisedë telefonike lidhur me “fushatën propaganduese” amerikane për gjoja planin rus për të sulmuar Ukrainën. Sipas tij, Uashingtoni inkurajon Kievin të sabotojë marrëveshjen e Minskut dhe zgjidhjen e ‘problemit të Donbasit’ me forcë ushtarake ndërsa Blinkeni kërcënoi me “një përgjigje të vendosur, masive dhe të bashkuar, transatlantike” nëse... 

Qendrimin e Blinkenit e përsëriti dhe Bajdeni në një bisedë telefonike të gjatë, të kërkuar nga Uashingtoni, me Putinin ndërsa priten njoftime për hollesitë e saj.    

Kujtojmë se si Uashingtoni ashtu dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për operacione ushtarake bazuar në “flamurin e rremë”. Më shumë ka akuzuar Uashingtoni ndërsa frika e një operacioni të tillë nga ushtria ukrainase ka kohë që ka përfshirë dhe Moskën.

Mediat ruse ndërkohë raportojnë shpërthime në lindje të Ukrainës. 

Përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA