Doktrina e re e politikës së jashtme ruse quan SHBA-në kërcënimin kryesor të sigurisë botërore
Koncepti i ri reflekton kryesisht qendrimet e Putinit që kur filloi lufta në Ukrainë, dinamikën që u krijua përpara saj dhe në vazhdim mes Rusisë dhe perëndimit dhe Kinës.
Ylli Përmeti
31/03/2023 - 16:36
Putini nënshkroi një doktrinë të re të politikës së jashtme ruse me kryefjalë përpjekjet perëndimore për të minuar Rusinë dhe përpjekjen e Moskës dhe Pekinit për të krijuar një pol tjetër botëror në eurazi i cili kërkon të minojë rendin botëror të globalizmit neoliberal të udhëhequr nga Amerika. Ai sqaroi se dokumenti duhet të ndryshonte për shkak të “ndryshimeve drastike në peisazhin ndërkombëtar”. Politika u njoftua gjatë një mbledhje me zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Ruse. Ministri i jashtëm rust tha se politika e jashtme ruse “reflekton ndryshime mbi perimetrin e jashtëm rus i cili pati një mbështetje të mëtejshme pas veprimeve të posaçme ushtarake ruse në Ukrainë”.
Raportohet se dokumenti citon se “SHBA-ja dhe satelitët e saj kanë përdorur masa, të marrë nga Federata Ruse për të mbrojtur interesat e saj jetike lidhur me Ukrainën, si një përligjje për të përshkallëzuar politikat e tyre të vjetra kundër-ruse, dhe kanë nisur një luftë hibride të një tipi të ri”. Lufta në fjalë kërkon të “dobësojë Rusinë në çdo mënyrë të mundshme, duke përfshirë ushtrinë, ekonominë, dhe mundësinë e saj teknologjike gjithashtu dhe duke synuar të “kufizojë sovranitetin e saj në politika të jashtme dhe të brendshme dhe të gërryejë tërësinë e saj territoriale”.
Rusia sheh SHBA-në dhe aleatët e saj si një kërcënim i madh për sigurinë ruse, paqen ndërkombëtare dhe zhvillimin e një të ardhme të “drejtë dhe të balancuar” për njerëzimin. Rusia beson se Uashingtoni dhe aleatët e tij po kërkojnë të ndalojnë grryerjen e rendit botëror që i lejoi ata të gëzonin rritje të përparuar ekonomike në dëm të kombeve joperëndimorë duke shfrytëzuar burimet e tyre. Perëndimi refuzon të njohë realitetet e një botë shumëpolare dhe synon të eliminojë konkurrencën ushtarake dhe ekonomike, gjithashtu dhe të shtypë kundërshtitë, raportohet të jetë cituar në dokument.
Veçanërisht SHBA-ja e sheh politikën e pavarur ruse si kërcënim ndaj hegjemonisë perëndimore; ndaj Amerika dhe aleatët e saj kanë nisur një luftë hibride kundër Moskës që synon dobësimin e Rusisë “në çdo mënyrë të mundshme”.
Moska bën thirrje për fuqizimin e bashkëpunimit mes gjithë kombeve që përballen me trysni të huaj. Vetëm përpjekje të përbashkëta nga gjithë komuniteti ndërkombëtar mbi bazën e balancimit të pushtetit dhe interesave mund të sigurojë zgjidhje ndaj “problemeve të panumërta të kohës sonë”, raportohet të citohet në dokument.
Por Moska “nuk e sheh veten si armikun e perëndimit, nuk izolon veten nga ai dhe nuk ushqen qëllime armiqësore kundrejt tij” ndërsa shpreson që fuqitë perëndimore të “njohin kotësinë e politikave konfrontuese, ambicjet hegjemonike nuk kanë të ardhme dhe se do t`i kthehen bashkëpunimit pragmatik me Rusinë bazuar në respektin e ndërsjellë”. Rusia është e gatshme për dialog dhe bashkëpunim mbi këtë bazë”, thuhet në dokument.
Rusia kërkon të ndërtojë një sistem marrëdhëniesh ndërkombëtare bazuar në garanci sigurie të besueshme dhe mundësive të barabarta për të gjithë kombet, pavarësisht madhësisë së tyre, vendodhjeve gjeografike, ose pushtetit ushtarak, sipas doktrinës së re. Moska beson se hegjemonia në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të refuzohet, dhe çdo ndërhyrje në çështjet e brendshme të shteteve të tjerë duhet të shmanget. Shtetet duhet, gjithashtu, të heqin dorë nga ambciet neokoloniale.
Për të njëjtë arsye, Moska bën thirrje për “bashkëpunim të gjerë” për të asnjansuar çdo përpjekje nga shtetet ose blloqet ushtarake që kërkojnë mbizotërim ushtarak botëror ndërsa nxit gjithë kombet të ndërmarrin hapa për t`iu shmangur luftës botërore dhe rreziqet e përdorimit të armëve bërthamore, gjithashtu dhe armët e tjera të shkatërrimit në masë, duke forcuar qendrueshmërinë strategjike ndërkombëtare, kontrollin e armëve, dhe regjimin e mos-përhapjes së tyre përmes traktave ndërkombëtare.
Moska beson se bashkëpunimi më i thellë me “qendra pushteti botëror sovran” si Kina dhe India do të jenë të një rëndësie të madhe për politikën e saj të jashtme. Ndaj ajo do të kërkojë “bashkëpunim strategjik dhe krahazim gjithëpërfshirës” në të gjitha fushat me Pekinin dhe një “krahazim strategjik të privilegjuar” me Delhin. Bashkëpunimi me ta do të zgjerohet në “investime dhe teknologji”, treg dhe siguri, duke përfshirë mbështetjen e aftësisë së njëri-tjetrit për t`iu rezistuar “veprimeve shkatërruese të shteteve jomike” ndërsa do të përpiqet të ndryshojë Eurazinë në kontinent paqeje, qendrueshmërie, besim dhe përparim.
Rusia e shikon qytetërimin islamik si “miqësor” dhe beson se bota islame ka “të ardhme të madhe” dhe mund të bëhet një fuqi e pavarur dhe ndikuese në një botë policentrike. Ajo kërkon të zhvillojë bashkëpunim me gjithë fuqitë rajonale si Irani, Turqia, Arabia Saudite, Egjipti dhe të tjerë dhe solidarizohet me Afrikën në dëshirën e saj për të zënë një vend më të spikatur në botë dhe të eliminojë pabarazinë e shkaktuar nga politikat neokoloniale të disa shteteve të zhvilluar. Moska është e gatshme të mbështesë sovranitetin dhe pavarësinë e shteteve të Afrikës, duke përfshirë ndihmën e sigurisë, tregtinë dhe investimet.
Në Amerikën Latine ajo synon të zhvillojë marrëdhënie “mbi një bazë pragmatike, jo të idealizuar dhe në dobi të ndërsjellë, duke financuar lidhjet miqësore me kombe si Brazili, Kuba dhe Venezuela ndërsa është e gatshme të bashkëpunojë me çdo shtet tjetër që kërkon marrëdhënie të dobishme.
Koncepti i fundit i politikës së jashtme ruse u nënshkrua në vitin 2016. Ai ishte përqendruar në terrorizëm, bashkëpunimin ndërkombëtar, mbështjetjen e Rusisë ndërkombëtarisht dhe ruajtjen e sovranitetit kombëtar. Koncepti i ri reflekton kryesisht qendrimet e Putinit që kur filloi lufta në Ukrainë, dinamikën që u krijua përpara saj dhe në vazhdim mes Rusisë dhe perëndimit dhe Kinës.
Përditësuar në 1 prill 2023
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 95 reads



