...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Drejtoresha e FMN-së Kristin Lagard dënohet për korrupsion

SHJ

19/12/2016 - 15:39

Gjykata e Lartë franceze dënoi Lagardin, kryedrejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar me fajësinë e pakujdesisë por ajo nuk do të penalizohet. Si ministre e Francës në vitin 2008 ajo miratoi një shpërblim prej 404 milion euro për biznesmenin Bernard Tapie për shitjen e diskutueshme të një firme. Ajo nuk ishte prezente në gjykatë në Paris për të dëgjuar verdiktin, por shkoi në Uashington. Të premten ajo i kishte thënë gjykatës se ajo veproi në mirëbesim!

Kujtojmë se ky nuk është i vetmi rast që e korrupton drejtoreshën e famshme të fondit përkatës. Si drejtoreshë e FMN-së ajo akuzohet për korruptim me disa nënkontraktorë në disa sektorë shumë të rëndësishëm të ekonomisë botërore.  

  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA