...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Elitat dhe popujt e dalldisur i vënë “flakën” planetit: Evropa Lindore përvëlohet si kurrë më parë

Ky mot do të vazhdojë në të gjithë Evropën deri në fillim të javës së ardhshme

Vox

18/07/2024 - 17:34

Disa pjesë të Evropës janë nën një valë të nxehti që ka nisur me fillimin e muajit dhe parashikohet të zgjasë edhe për dy javë të tjera. Valët historike të të nxehtit me temperatura që kalojnë pragun e 40 °C në ditë janë më intensivet në të gjithë gadishullin Ballkanik dhe Evropën Lindore.

Detet e rajonit të Mesdheut po nxehen gjithashtu, duke arritur në 30 °C në disa zona.

Sipas parashikimeve të modeleve globale të motit, temperaturat gjatë gjithë korrikut do të mbeten shumë mbi mesataren në Evropën Jugore dhe Lindore. Temperatura më jonormale parashikohen sërish për gadishullin e Ballkanit, me vlera rekord të kësaj jave.

Dritëshkrimi tregon temperaturën maksimale të dielën e 14 korrikut. Ai tregon se vala e të nxehtit vjen nga Afrika e Veriut dhe është shtrirë në të gjithë rajonin e Mesdheut në gadishullin e Ballkanit dhe Evropën Lindore. Temperaturat i kanë kaluar kudo 30 gradë, ndërsa mbi 40 janë regjistruar në Rumani, Serbi, Shqipëri, Bullgari, Bosnje, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi ditët e fundit.

Ky mot do të vazhdojë në të gjithë Evropën deri në fillim të javës së ardhshme. Korriku njihet si muaji më i nxehtë i verës, por temperaturat këto ditë dhe në 7-10 ditët në vijim do të jenë shumë më të larta se mesatarja.

Kubeja e nxehtësisë është veçoria kryesore që shkakton valë të mëdha të të nxehtit global. Gjatë verës së vitit 2023, pati ngjarje ekstreme të të nxehtit, të cilat vazhduan në shtator dhe tetor. Anomalitë e temperaturës shpesh kanë qenë jashtë grafikëve. Temperaturat globale nga janari deri në qershor të këtij viti kanë tejkaluar mesataret afatgjata.

Rrymëfiskajat dhe ‘kubétë e nxehta’ ushqejnë temperaturat në rritje rreth planetit

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA