...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Erdogani fitoi zgjedhjet por një e ardhme e kobshme na pret

Gjykuar nga sinteza e qeverisë së re —(ultra)nacionaliste— dhe nga tentativa e ushtrisë dy vjet më parë për grusht shteti dhe eliminimin e Erdoganit nga pushteti dhe nga orientimi i Erdoganit për t’u integruar më shumë në tregun aziatik dhe rajonal, fërkimet me amerikanët dhe europianët, bindja e tij se ekonomia turke do të zhvillohet vetëm nëse banka qendrore turke do të drejtohet nga qeveria dhe jo nga bordi i bankës dhe lira do të ketë interes të ulët në huadhënie, një synim që nënkupton vendosjen e kontrollit të kapitalit dhe veprime të tjerë që nënkuptojnë së pari falimentimin e Turqisë...dogëm e tij për zonat gri në Egje dhe se Turqia e Erdoganit kërkon të transformohet në fuqi rajonale në Lindjen e Mesme dhe Ballkan dhe pse jo në...

SHJ

25/06/2018 - 08:22

Në kohën kur Turqia është mbërthyer nga një konflik që zien me kurdët si brenda vendit ashtu dhe jashtë dhe nga ndërhyrjet ushtarake në vendet fqinje në Irak dhe Siri, tensionet me Amerikën dhe Evropën dhe ekonominë e zhytur në borxhe dhe të varur shumë nga financa e huaj, sondazhet tregonin se rivalët e Erdoganit mund ta ndalonin për të fituar shumicën në parlament – dhe ata mund ta shtynin atë në një raund të dytë: partitë opozitare të spektrit politik — shekullaristët dhe islamistët, kurdët dhe nacionalistët turq — u bashkuan për të larguar presidentin. Partia e re IYI (Mirë) dhe grupi më i vjetër politik e vendit, partia republikane e popullit (CHP), u bashkuan me partinë e vogël islamiste Saadet (Lumturi) për të krijuar një aleancë që, me mbështetjen e partisë popullore demokratike pro-kurde (HDP), mund të shfuqizonin partinë në pushtet të Erdoganit (AKP) dhe aleatët e saj parlamentarë nga shumica parlamentare. Erdogani ka miliona mbështetës, shumë nga ata muslimanë të përshpirtshëm ose klasë puntore konservative që u ndjenë të skajuar (ose braktisur) përpara se ai të ngjitësh në pushtet. Erdogani luan me angthin e tyre lidhur me partitë e opozitës duke i paralajmëruar se ata janë tradhëtarë dhe mbështetës të terrorristëve që duan të kufizojnë lirinë e tyre fetare. Sontazhet treguan se nga zgjedhjet mund të dilte një parlament i kontrolluar nga opozita dhe presidenca e kontrolluar nga Erdogani. Në këtë skenar grupet e opozitës do të fillonin një betejë shkatarraqe për kontrollin e politikëbërjes. 

Sidoqoftë, ky skenar mbështetësh në sondazhet parazgjedhore: sepse pas zgjedhjeve Erdogani doli fitues duke siguruar dhe shumicën në parlament, me ndihmën e partisë ultranacionaliste Lëvizja Nacionaliste (MHP). Si rezultat, Turqia do të qeveriset për pesë vjetë të tjerë nga një president që zotëron gjithë pushtetin ekzekutiv në duart e tij. Efekti i menjëhershëm i këtij pushteti ishte mbi lirën turke: ajo forcua me 2.1% kundrejt dollarit në tregun aziatik. Gjykuar nga sinteza e qeverisë së re —(ultra)nacionaliste— dhe nga tentativa e ushtrisë dy vjet më parë për grusht shteti dhe eliminimin e Erdoganit nga pushteti dhe nga orientimi i Erdoganit për t’u integruar më shumë në tregun aziatik dhe rajonal, fërkimet me amerikanët dhe europianët, bindja e tij se ekonomia turke do të zhvillohet vetëm nëse banka qendrore turke do të drejtohet nga qeveria dhe jo nga bordi i bankës dhe lira do të ketë interes të ulët në huadhënie, një synim që nënkupton vendosjen e kontrollit të kapitalit dhe veprime të tjerë që nënkuptojnë së pari falimentimin e Turqisë...dogmën e tij për zonat gri në Egje dhe se Turqia e Erdoganit kërkon të transformohet në fuqi rajonale në Lindjen e Mesme dhe Ballkan dhe pse jo në botë, një betejë e gjatë e kobshme do të zhvillohet përpara nesh veçanërisht mes Erdoganit dhe Amerikanëve. SHJ     

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të së dielës dhe tha se aleanca e udhëhequr nga partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka fituar shumicën parlamentare.

Megjithatë, partia kryesore e opozitës tha se ishte herët për të pranuar humbjen dhe se beson që Erdogani ende mund të mbetet pa 50 përqindëshin e duhur për të shmangur balotazhin më 8 korrik.

Erdogani, 64 vjeçar, është politikani më popullor por edhe më përçarës në historinë bashkëkohore turke.

Zgjedhjet e së dielës pritet të vendosin një presidencë të re të fuqishme ekzekutive të kërkuar nga Erdogani dhe të mbështetur nga një shumicë e ngushtë e turqve në një referendum të vitit 2017. Kritikët thonë se kjo do të dëmtojë më tej demokracinë në shtetin anëtar të NATO-s dhe do të forcojë sundimin e një njeriu.

Një shfaqje e papritur e fuqishme e partnerit të aleancës së partisë AK, MHP-së nacionaliste, mund të përkthehet në një shumicë të qëndrueshme parlamentare që kërkon Erdogani për të qeverisur lirshëm.

Rivali kryesor i Erdoganit, Muharrem Ince nga Partia Republikane Popullore, CHP, u bëri thirrje vëzhguesve që të qëndrojnë në vendvotime për të penguar mashtrimet e mundshme.

Me 99 për qind të votave të numëruara, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, Erdogani ka fituar 52.5 për qind, shumë më lartë sesa Ince që ka fituar 31 për qind.

Opozita dyshon në saktësinë e të dhënave të publikuara nga agjencia Anadolu, e vetmja që kishte të drejtë të publikonte të dhënat zyrtare.

Turqia zhvilloi zgjedhjet e së dielës nën gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur gati dy vjet më parë, pas një grusht shteti të dështuar në korrik të vitit 2016. Ajo kufizon disa liri dhe lejon qeverinë të anashkalojë parlamentin përmes dekreteve. Si Erdogan ashtu edhe Ince kanë thënë se do të heqin gjendjen e jashtëzakonshme.

Erdogani e fajëson për grushtin e shtetit klerikun dhe ish aleatin e tij, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka përndjekur mbështetësit e tij në Turqi. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 160 mijë njerëz janë burgosur dhe pothuajse aq janë përjashtuar nga puna. Voa

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA