...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Erdogani: Turqia do ta “mbysë” “ushtrinë terroriste” të amerikanëve në Siri

Fuqi kyçe të përfshira në luftën civile të Sirisë kanë kritikuar edhe një herë planet e Amerikës për të ndihmuar një milici aleate kurde, një forcë sigurie kufitare prej 30,000 ushtarësh të fuqishëm.

SHJ

15/01/2018 - 20:53

Ergogani paralajmëroi se do të “mbysë” përpjekjet për fillimin e stërvitjeve të ushtrisë së Fuqive Demokratike Siriane (SDF) duke krijuar atë çfarë ai quajti një “ushtri terrori”.

Ankarja e konsideron luftën e kurdëve me SDF-në pjesë të grupit terrorist: sepse forca dominohet nga milicia kurde dhe e konisderon një zgjatim të Patisë së Puntorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde në Turqi për tre dekada. Por Uashingtoni nuk pajtohet dhe këmbngul se milicia është jetike për luftën kundër ISIS-it. Qeveria siriane qortoi “sulmin zhurmëmadh” të Turqisë kundrejt sovranitetit të saj dhe milicinë duke e konsideruar një shkelje të sovranitetit të saj dhe të drejtës ndërkombëtare.

Rusia paralajmëroi se gjendja mund të çojë në ndarje të Sirisë dhe shkëputjen e një territori të madh përgjatë kufirit me Turqinë dhe Irakut. Me ndihmën e sulmeve ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Amerika, SDF kontrollon dhjetra mijëra kilometra katëror territore nga shteti islamik (IS). Ushtria do të sigurojë një pjesë të gjatë të kufirit verior të Sirisë me Turqinë dhe kufirin lindor e Irakun gjithashtu dhe pjesë të lumit Eufrat.

Qartësisht, një front i ri lufte është krijuar nga amerikanët. Nuk dihet se sa mund të zgjasë. Por është e sigurtë se kurdët do të kërkojnë pavarësi dhe shtetin e tyre. Tashmë ushtria turke do të luftojë me një ushtri që armatoset nga aleatja e saj: Amerika!  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA