...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Është Amerika duke përgatitur luftë me Kinën?

SHJ

01/07/2017 - 13:40

Krahas miratimit të paketës prej 1,4 miliard dollarë për Tajvanin —shitja e parë në ishull të cilin Kina e konsideron pjesë të territorit të saj që nga viti 2015-të— SHBA-ja deklaroi se do të ndërpriste bankën e Dandongut —një bankë kineze pranë kufijëve të Koresë së Veriut— nga sistemi financiar i SHBA-së sepse ndihmonte Penianin të angazhohësh në larje parásh. Amerika gjithashtu imponoi sanksione mbi firmat kineze dhe dy individë rreth lidhjeve të tyre me Korenë e Veriut. Hera e fundit kur qeveria amerikane sulmoi banka kineze për marrëveshjet e saj të supozuara me Korenë Veriore ishte në vitin 2005, kur administrata e Bushit ndaloi ndërmarrjet e SHBA-së nga marrëveshjet me bankën “Banco Delta Asia” në Makao. Qeveria kineze ka qenë e sigurt në aftësinë e saj për të administruar Trampin. Strategjia e saj ka qenë t’i jepte me kursim (dole out) konçesione aty-këtu pa ndryshuar qasjen thelbësore kundrejt Koresë së Veriut...FT 

Kina shprehu pakënaqësi lidhur me shitjen e një sasie armësh me vlerë prej 1.4 miliardë dollarësh që Shtetet e Bashkuara i kanë bërë Tajvanit.

Pekini kërkon që Uashingtoni të anulojë shitjen, duke e cilësuar transaksionin një "veprim të gabuar".

Ambasada kineze në Uashington tha: "lëvizja e gabuar e palës amerikane bie në kundërshtim me konsensusin e arritur nga dy presidentët në takimin e Mar-a-Lagos dhe me momentin pozitiv të marrëdhënieve Kinë-SHBA"

Sipas zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit Heather Nauert, administrata e presidentit Trump ka njoftuar dje Kongresin rreth shitjes. Kina e konsideron Tajvanin që vetëqeveriset, si territorin e saj.

"Tajvani është një pjesë e pandashme e territorit kinez dhe ne e kundërshtojmë me forcë shitjen e armëve në iu bë Tajvanit", tha në Pekin zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Lu Kang.

Shitja vjen në një kohë delikate për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit lidhur me përpjekjet për të ndalur Korenë e Veriut të armatosur me armë bërthamore.

Por sipas zëdhënëses së departamentit të shtetit Heather Nauert shitja nuk e shkel Aktin e Marrëdhënieve me Tajvanin që rregullon kontaktet amerikane me ishullin.

"Ne besojmë se tregon mbështetjen tonë që Tajvani të ruajë aftësi të mjaftueshme vetëmbrojtjeje. Duhet ta theksoj se nuk ka asnjë ndryshim mbi" politikën e një Kinë të vetme", tha ajo.

Shtetet e Bashkuara i kanë shitur Tajvanit armë edhe në vitin 2015 me një vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh. Kina e kundërshtoi me force veprimin, por ai nuk pati ndonjë ndikim të veçantë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në lidhjet ushtarake.

Megjithatë që atëherë Tajvani i është kundërvënë më tej Pekinin, duke zgjedhur një udhëheqëse, Tsai Ing-wenin.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA