...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gjermania dhe Franca bashkojnë forcat si një superfuqi e vetme botërore

Krizës së BE-së dhe sfidës së Trampit me qasjen e tij ‘dypalëshe’ (bilaterale) në politikën e jashtme, Gjermania dhe Franca iu përgjigjën me një “binjakëzim” të padëgjuar ndonjë herë: me bashkëpunim më të ngushtë në politikat e mbrojtjes, jashtme dhe ekonomike

SHJ

12/01/2019 - 09:22

Krizës së BE-së dhe sfidës së Trampit me qasjen e tij ‘dypalëshe’ (bilaterale) në politikën e jashtme, Gjermania dhe Franca iu përgjigjën me një “binjakëzim” të padëgjuar ndonjë herë: me bashkëpunim më të ngushtë në politikat e mbrojtjes, jashtme dhe ekonomike. Ky lloj bashkëpunimi shihet si prototip për të ardhmen e Evropës. Më konkretisht, Angela Merkel dhe Emanuel Makroni do të nënshkruajnë një traktat që shtron rrugën për dy shtetet për t`i paraqitur botës një front të bashkuar diplomatik dhe të ngrejnë misione paqëruajtëse në zona konfliktuale. Të dy vendet do të ushtrojnë presion për Gjermaninë të fitojë një ndenjëse të përhershme në këshillin e sigurisë së OKB-së, përkrahë Francës, Amerikës, Kinës, Rusisë dhe Britanisë, fuqitë udhëheqëse të aleancës në anën e fituesve në fund të Luftës së Dytë Botërore. Franca dhe Gjermania synojnë gjithashtu të flasin me një zë në Bruksel, duke hartuar qendrime të përbashkët përpara mbledhjeve kryesore të BE-së në një përpjekje të kthejnë bllokun në një pushtet më vendimtar në skakierën botërore.

Marrëveshja përmban klauzola për rajonet e të dy anëve të kufirit për krijimin e ‘Eurodistrikteve’, me shërbime publike të shkrirë ose rrjete publike transporti, të cilët kuptohen si eksperimente për integrim të mëtejshëm të BE-së. Traktati është hartuar të dërgojë një sinjal se Franca dhe Gjermania do të mbajë lartë vlerat e multilaterizmit në kohën kur rendi botëror i [neo]liberalizmit gjendet nën kërcënim. Makroni dhe Merkeli kanë shprehur frustrimin e tyre në ngritjen e populizmit dhe nacionalizmit, gjithashtu dhe ethet e Evropës në ballë të problemeve si ndryshimet klimatike dhe mërgimi masiv. Në prag të vitit të ri kancelarja gjermane deklaroi se Gjermania do të “qendrojë dhe luftojë” për multilaterizëm dhe ishte gati të merrte më shumë përgjegjësi në botë. Negociatat për një marrëveshje filluan janarin e kaluar mes diplomatëve nga të dy vendet në shpirtin e traktatit të Elizesë (Ellysée) 1963 i cili vendosi zyrtarisht në anë armiqësitë e ndërsjella shekullore dhe themeloi aleancën franko-gjermane që ka dominuar që nga ajo kohë BE-në për më shumë se një gjysëm shekulli. Traktati do të nënshkruhet në 22 janar në Aachen , një qytet llixhë i vjetër gjerman afër kufijëve me Belgjikën dhe Hollandën ndërsa do të ratifikohet nga dy parlamaentet në të njëjtën ditë. Vendi është i rëndë me simbolizëm për të dy vendet: Aachen, që njihet si Aix-la-Chapelle në frëngjisht, ishte kryeqyteti imperial i frankëve nën Charlemagne, dhe ka kalur mes duarve të dy vendeve në disa raste që nga shekulli i 18.

Ekstrakti i rrjedhur nga traktati i ri i Aachen-i përshkruan “homogjenizimin” e rregullimeve tregëtare dhe koordinimin e politikës ekonomike mes dy shteteve, i cili udhëhiqet nga një këshill i përbashkët ekspertësh. Teksti bart vulën e dëshirës së Makronit për të përdorur konsesusin franko-gjerman për të mbledhur BE-në për t`u bërë një fuqi botërore më e vetësigurtë në të drejtën e saj. Berlini dhe Parisi do të shkëmbejnë shpesh gjithashtu diplomatët dhe nëpunësit e shtetit. Ministrat nga një vend do të ulen rregullisht në mbledhjet e kabinetit të tjetrit.

Në frontin ushtarak, traktati ruan një ambicie për të formuar një “kulturë të përbashkët dhe zbarkime të përbashkëta jashtë vendit”. Një shabllon i mundshëm për këtë objektiv është forca prej 15,000 ushtarësh të OKB-së në Mali, një ish-koloni franceze që u pushtua pjesërisht nga rebelët e fiseve Touareg dhe grupet e lidhura me al-Qaedan herët në vitin 2012. Ndërsa Franca barti barrën e luftës, forcat e armatosura gjermane kanë furnizuar që nga ajo kohë një nga kontigjentet më të mëdha jo-afrikane, dhe rreth 370 trupa gjermane vazhdojnë të jenë atje sot.

Diplomatët e disa vendeve të tjerë anëtarë të BE-së e shohin traktatin me dyshime: sepse një union për herë dhe më i ngushtë mes dy ekonomive më të fuqishme të bllokut mund të krijojë një fuqi të madhe dhe të fuqishme të pankontrollueshme të aftë të shtypë disidencën poshtë rrotave të saj. Synimi i Berlinit për të fituar një vend në këshillin e sigurimit në OKB do të bezdisë disa në Bruksel që mendojnë se vendi duhet t`i jepet BE-së. Pas daljes së Britanisë nga unioni një vend i vetëm i pesë vendeve kryesore do të mbahet vetëm nga një anëtar i BE-së: Franca...në kohën Gjermania filloi një periudhë pune dyvjeçare në këshill në fillim të janarit dhe i është garantuar një vend çdo tetë vjetë për shkak të fuqisë së saj ekonomike dhe gjeopolitike. Por ndërsa projekti mbështetet nga politika qendrore ai kundërshtohet ashpër nga partitë e skajave të majta dhe të djathta: nga e djathta e skajshme gjermane, për shembull, e cila e ka përshkruar atë si një “gërryerje të sovranitetit kombëtar” ndërsa Lepeni e ka konsideruar si një diktat të “pabalancuar” nga Gjermania.         

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA