Gjermania zhgrryhet mes pacifistëve gjermanë dhe luftënxitësve amerikanë lidhur me Rusinë
Shumë në partinë social-demokrate të qendrës së majtë të Scholz-it mendojnë se Nato është agresori dhe Rusia viktima
SHJ
03/02/2022 - 16:13
Qeveria e re gjermane u përball me trysni gjatë përpjekjeve për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit: si pasojë, ajo propozoi një nismë të guximshme për të furnizuar Kievin me 5,000 helmeta. Por propozimi u përball me shpoti. Sidoqoftë, “Gjermania po zhgrryhet”, citon një analizë e FT, mes pacifistëve gjermanë dhe luftënxitësve amerikanë:
Trashëgimia e ndërlikuar e luftës së dytë botërore peshon në përpjekjen e saj për të modeluar një politikë koherente mbi Rusinë. Një qeveri e re në zyrë për vetëm gjashtë javë po tërhiqet në një drejtim nga lobi i saj i fuqishëm pacifist [në Gjermani] dhe në një tjetër nga Uashingtoni. Zyrtarët gjermanë thonë se qeveria po luan një rol të rëndësishëm për mbajtjen e kanaleve diplomatike të hapur me Rusinë. Por kritikët thonë se Berlini ka dështuar të kapë përmasën e madhe të kërcënimit që Rusia paraqet për Ukrainën. Ata shqetësohen se Gjermania, e cila tërheq 55 për qind të gazit të saj të importuar nga Rusia, shqetësohet më shumë për efektin e sanksioneve ndaj ekonomisë së saj se sa për të krijuar një front të bashkuar kundër Moskës. Disa vende të NATO-s kanë filluar të dyshojnë se Berlini nuk është një partner i besueshëm...mbi çështje kyçe, qendrimi i Gjermanisë mbetet i çoroditur, të paktën publikisht. Ajo ka ngurruar për të sanksionuar linjën e gazit “Nord Stream 2”, linja e re e mbaruar, në rast se Rusia pushton. Ajo ka vënë në dyshim idenë e pezullimit të Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, Swift. Dhe ajo ka refuzuar t`i dërgojë Ukrainës armë...shtimi i trupave ruse në kufij vjen në një kohë të vështirë për Gjermaninë. Angela Merkel u largua pas 16 vjetëve si kancelare dhe pasuesi i saj, Olaf Scholz, kryeson një koalicion të brishtë të tre partive me ndryshime të mëdha rreth politikës së jashtme. Për Gjelbërtarët të drejtat e njeriut zakonisht kanë përparësi kundrejt interesave ekonomike ndërsa shumë në partinë social-demokrate të qendrës së majtë të Scholz-it mendojnë se Nato është agresori dhe Rusia viktima.
Ndërsa varësia e Gjermanisë ndaj gazit rus do të rritet meqënse ajo ka hequr dorë nga energjia bërthamore dhe e qymyrit, dhe eksportet gjermane në Rusi janë më të larta se çdo vend tjetër perëndimor, Scholz-i ka patur një qendrim se linja e re është “një projekt i pastër tregëtar” por ai ka ndryshuar qendrim së fundmi duke shtuar se një pushtim rus do ta vendoste projektin në dyshime. Gjermania ka bllokuar dhe Estoninë për të dërguar armë të vjetra në Ukrainë ndërsa ministrat nuk kanë venduar ende se nëse do t`i dërgojnë Kievit armë. Veprimet gjermane kanë shkrepur një sërë protestash në vendet e Balltikut.
Ministri i mbrojtjes i Latvias e ka përshkruar qendrimin e Gjermanisë si “imoral”. Vetë ideja se me armët gjermane mund të vrasin prapë ushtarë rusë shkakton tmerr në Berlin. Por argumenti i fajësisë së luftës ka shkaktuar zemëratë në Kiev. Social-demokratët gjermanë mbështesin “ostpolitik”―politikën e përafrimit dhe angazhimit me bllokun sovjet që ndoqi kancelari Willy Brandt vonë në vitet `60 dhe `70. Koalicioni i Scholz-it, sidoqoftë, me liberalët dhe gjelbërtarët ka hartuar një qendrim më të ashpër ndaj Rusisë―qendrimin se Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse pushtonte Ukrainën. Por pa sqaruar se ç`janë këto “pasoja të rënda”!
Qoftë edhe qendrimi i Bajdenit―pas takimit me Sholcin në Uashington, kur Makroni shkoi në Moskë dhe Kiev―se nuk do të ketë më “Nrod Stream 2” nëse...nuk sqaroi se si do ta ndalonte atë por u mjaftua me argumentin se ishte “në një emërues të përbashkët me kancelarin gjerman”.
Për më shumë këtu
“Shahmati” i Putinit ndaj perëndimit dhe variantet e Moskës dhe Uashingtonit
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 142 reads



