...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Irani konfiskoi një anije çisternë britanike - Londra paralajmëron me sanksione

Britania paralajmëroi Iranin se ishte në një rrugë të rrezikshme pas konfiskimit dhe se do t'i përgjigjësh fuqishëm

SHJ

20/07/2019 - 15:45

Presidenti Donald Trump tha të premten se do të bisedonte me autoritetet britanike pas njoftimit të Iranit se Roja Revolucionare kishte konfiskuar një anije me naftë me flamur britanik në Gjirin Persik. Zoti Trump i bëri komentet për gazetarët në ambjentet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë ndërkohë që Britania paralajmëroi Iranin se ishte në një rrugë të rrezikshme pas konfiskimit dhe se do t'i përgjigjësh atij me fuqishëm. SHJ

Roja Revolucionare njoftoi se autoritetet e marinës iraniane e kishin konfiskuar anijen cisternë "pasi nuk kishte zbatuar rregullat ndërkombëtare të lundrimit" dhe ishtë përfshirë në një incident me një anije peshkimi.

Incidenti rrezikon ta ndezë edhe më tej tensionin mes Teheranit dhe Perëndimit.

Më 4 korrik, forcat detare britanike konfiskuan një anije iraniane në Gjibraltar nën dyshimet për kontrabandë nafte drejt Sirisë si dhe shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Voa 

Nё grindjen mes dy vendeve shkaku janё dy anije. Fillimish britanikёt bllokuan njё anije iraniane ҁisternё nё Gjibraltar. Irani menjёherё pas kёsaj konfiskoi njё anije britanike. Londra kёrcёnon me sanksione.

Ministri i Jashtёm i Britanisё sё Madhe Hunt mund tё shpallё masa diplomatike dhe ekonomike, njofton "Daily Telegraph". Ndёr kёto masa mund tё jetё edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas kёtyre njoftimeve, mund tё insistojё, qё tё rivendosen sanksionet e OKB-sё dhe tё BE-sё kundёr. Sanksionet u shfuqizuan mё 2016 pas marrёveshjes atomike me Iranin.

Perёndimi kёrkon lirimin e anijes britanike ҁisternё

Ministria e Jashtme nё Berlin i bёri thirrje "insistuese" Teheranit, qё ta "lirojё menjёherё" anijen ҁisternё, e cila lundron nёn flamurin britanik. "Qeveri Gjermane e dёnon ashёr bllokimin e anijes tregtare nё Gji", deklaroi njё zёdhёnёs i ministrisё. "Kjo ёshtё njё ndёrhyrje e pajustifikueshme ndaj njё lundrimi civil,  gjё qё e ashpёrson edhe mё tej gjendjen e tensionuar." Njё tjetёr pёrshkallёzim, sipas deklaratёs, "do t'i minonte tё gjitha pёrpjekejt qё po vazhdojnё pёr gjetjen e njё rrugёdaljejej nga kriza aktuale."

Ngjashёm ёshtё shprehur edhe Franca. Ministria e Jashtme nё Paris e dёnoi rreptё bllokimin e anijes britanike dhe shprehu "shqetёsim tё madh" pёr incidentit.

Gjendja tej mase e acaruar

Edhe SHBA e dёnuan veprimin e palёs iraniane nё ngushticёn e Hormusit. Uashingtoni deklaroi se do ta pёrforcojё edhe mё shumё praninё ushtarake tё SHBA-sё nё rajonin e Gjirit. Pёr herё tё parё qё nga viti 2003 do tё dislokohen sёrish trupa tё SHBA-sё nё Arabinё Saudite. Mediat amerikane bёjnё fjalё pёr 500 forca. DW

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA