...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kina kërkon ribashkim me Tajvanin

Presidenti kinez, Xi Jinping përforcoi në një fjalim të tij qëndrimin e Pekinit për çështjen e Tajvanit. Edhe më 2019, presioni mbi Tajvanin do vazhdojë të rritet, mendon Philipp Bilsky.

DW

03/01/2019 - 14:50

Qëllimi mbetet ribashkimi paqësor, deklaroi Xi Jinping në Sallën e Madhe të popullit, në Pekin. Por ai nuk mund të premtojë heqjen dorë nga përdorimi i dhunës. Kina, dëshiron të mos përdorë ndërhyrjen e "masave të domosdoshme" për të arritur ribashkimin me Tajvanin. Kina është e gatshme të zhvillojë bisedime. Por, vetëm me kushtin që përfaqësuesit e Tajvanit të pranojnë principin e një Kine.

Shumë media e vunë në faqen kryesore të tyre fjalimin e presidentit kinez, si ngjarjen më të rëndësishme të ditës. Por çfarë rëndësie ka fjalimi? Çfarë koseguencash mund të ketë ai? Nga pikëpamja përmbajtësore Xi tha pak gjëra të reja. Dhe nuk mund të pritet që Kina t' i verë fjalët në vepra dhe të veprojë ushtarakisht kundër Tajvanit.

Një ekspert tajvanez e interpretoi fjalimin kryesisht si mesazh dërguar SHBA, për të bërë të qartë se Kina nuk duron kërkënd të fusë hundët në "çështjen e Tajvanit". Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA, janë shumë të tensionuara jo vetëm për shkak të grindjeve të fundit tregtare. Në marrëdhëniet kinezo- amerikane bëhet fjalë për çështjen themelore: Kush do e dominojë nesër botën, si në fushën e teknologjisë ashtu edhe në çështjet gjeopolitike. Sipas pikëpamjeve amerikane, në garën me Kinën, Tajvani luan një rol të rëndësishëm.

Fjalimi i Xi-së jep edhe një sinjal se çfarë duhet pritur këtë vit nga politika e Pekinit për Tajvanin. Muajt e fundit Kina e ka rritur më shumë presionin mbi Tajvanin. Kështu për shembull, vetëm më 2018-tën Pekini bëri për vete tre partnerë aleatë të Tajpehut, kështu që tani kanë mbetur vetëm 17 vende që e njohin Tajvanin. Kina, po ashtu ka detyruar shoqëritë ajrore ndërkombëtare, që të ndryshojnë faqet e internetit dhe të mos e fusin Tajvanin në to si vend të pavarur. Ky presion pritet edhe më 2019 të rritet.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA