Kuba, mes pasigurish
27/11/2016 - 08:20
Kontradiktat e qendrimeve të liderëve botëror lidhur me Kastron
Për popujt e robëruar dhe veçanërisht për punëtorët e popujve, figura e Fidel Kastros, duhet të vlerësohet drejtë: sepse është udhëheqësi i fundit i shekullit të kaluar që përdori marksizëm-leninizmin për të udhëhequr popullin e tij. Supozohet se Fideli do të vlerësohet drejtë nga studiuesit e tij. Por udhëheqësit e kombeve shprehen përpara studiuesve dhe kanë një efekt më të madh në bindjet e njerëzve. Në varësi të shtetit që administrojnë dhe bindjeve që kanë krijuar, ata mbajnë qendrime të ndryshme.
Si në çdo rast tjetër, edhe në rastin e Fidelit, ata u ndanë në tre kampe: në kundërshtarë, në mbështetës dhe në qëndrime të mirë-balancuarë. Në kategorinë e fundit, bënë pjesë Barak Obama, i cili, në respekt të emocioneve që populli kubanez krijoi në Kubë dhe SHBA me vdekjen e Fidelit dhe kujtimeve të ndryshme për jetët individuale, familjeve dhe të kombit kubanez, ia la vlerësimin dhe gjykimin e drejtë të tij, historianëve. Putini, në anën tjetër, shprehu dashuri për të dhe për punën e tij. Ndërsa Trampi ishte kryekëput negativ për rolin e tij si udhëheqës.
Të tjerët, nga Narendra Modi, kryeministri i Indisë; presidenti Francez, Hollande; Nikolas Maduro, presidenti venezuelian; kryeministri kanadez, Justin Trudo; Boriz Xhonson, sekretari britanik i marrëdhënieve me jashtë; komisioneri europian, Zhon Klod Junker; përjashto komisioneren e tregut, e cila e përmendi si diktator; dhe deri te presidenti i Afrikës Jugore, Xhakob Zuma, i cili e përshëndeti si një bashkëluftëtar që luftoi aparteidin, dhe deri te presidenti i Kinës dhe kryeministri i Japonisë që e ngritën lartë figurën e tij.
Në anët tona, qendrim publik për vdekjen e tij pati vetëm Berisha: ai e paraqiti atë si diktator e të tjera si këto! Ndërsa qeveria “Rama”, deri tani, s’ka shprehuar asnjë qendrim! Siç duket, ose s’kanë ndonjë vlerësim objektiv ose presin të shprehen një herë “të tjerët”: punëdhënësit e superfuqive perëndimore. Sidoqoftë, është e sigurtë se me mendësinë që kanë krijuar, anëtarët e partisë ose partive në pushtet, qendrimi do të jetë negativ. Në fund të fundit, qendrimi e drejtë politik buron nga shkalla e lartë e pavarësisë qoftë lidhur me të tjerët qoftë lidhur me dijen. Në këtë rast, kërkohet dije jo vetëm lidhur me marksizëm-lenizimin, sintezën dhe dinamikën që ai krijon, të mirat dhe të këqiat, por edhe me vetë personin në fjalë: Fidel Kastron. Kërkohet, gjithashtu, pavarësi politike nga të huajt. Kjo fundit mungon dhe do të mungojë për sa kohë do të jenë në pushtet. Dhe nëse gjykojmë nga anëtarët e qeverisë në pushtet, jo vetëm që markizëm-leninizmin s’e kanë kuptuar, por ata s’kanë kuptuar ende sistemin që kanë krijuar. Se çfarë kanë kuptuar është e qartë, besoj, nga të gjithë: si të mashtrojnë!
Kuba mes pasigurish
Ndërsa në Kubë ka rënë morti dhe pasiguria për të ardhmen është rritur, kryesisht mes shtresave të ulëta të shoqërisë, Trampi e vendos në pikëpyetje përpjekjen e Obamës për të zbutur embargon amerikane kundrejt Kubës, sigurisht, në shkëmbim të 'liberalizmit' të tregut (ekipi i Trumpit kërkon lëshime në drejtim të respketimit të të drejtave të njeriut dhe një hapje më të madhe ekonomike!): sepse qendrimi i tij lidhur me rolin politik të Fidelit ishte vërtetë kontradiktor, për mos të thënë absurd. Rreth dy milion kubanezë që jetojnë në Amerikë, nuk shkaktuan ndonjë zhurmë rrugëve. Ndërsa në Kubë nuk kishte asnjë “shpërthim” nga opozita — as kishte ndonjë rritje të dukshme të shtetit. Vetëm masmedia shtetërore i kushtoi vëmendje të veçantë vdekjes së tij – duke shpallur nëntë ditë zi dhe ndaluar alkolin. Ndërkohë organizatat e lidhura me partinë Komuniste, siç është Federata e Grave, marshuan duke brohoritur “Rroftë Fideli”. Sidoqoftë, është e sigurtë se Kuba do të vuajë në afat-shkurtër por jo në afat-gjatë...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 113 reads



