Kurdët i kundëpërgjigjen me raketa Turqisë: shënohen të vrarët dhe të plagosurit e parë
Një i vrarë dhe dhjetra të plagosur derti tani/RT
SHJ
24/01/2018 - 20:19
Ndërkohë që ushtria turke është duke sulmuar formacionet kurde të YPG-së në veri të Sirisë, disa raketa janë nisur nga ata drejt qyteteve turke, ku njëra prej tyre ka rënë në xhami.
Shpërthimi i raketës ka shkaktuar vdekjen e dy personave që ishin duke u falur, ndërkohë që janë plagosur gjashtë të tjerë.
Ky cilësohet si një sulm i paprecedent pasi vendet e kultit nuk sulmohen gjatë konflikteve, ndërkohë që tregon se konflikti në fjalë do të jetë i përgjakshëm.
Turqit synojnë largimin nga kufiri i tyre të formacioneve të armatosura kurde, të cilat Ankaraja zyrtare i cilëson terroriste, kurse Uashingtoni i mbështet për shkak të luftës që ata po bëjnë kundër ISIS në Siri.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 528 reads



